LEFTERIS PAPADHOPOULLOS
SYÇKA BLU ( MATIA ΜΠΛΕ)
Syçka blu porsi një behar
Si dy pika t’Egjeut
Syçka blu , kur pasditesh dal
I kujtoj lotëderdhur.
Kush t’ udhëton në mes syçkave
Kush në trupin tënd e gdhin natën
Syçka blu, unë gjatë udhëtimeve
Do të jem me ty , gjithnjë bashkë.
Syçka blu, ju të vjeshtës sy
Sy me vesë mbuluar
Sy blu , zemra ime përjetësisht
Rri duke ju kërkuar.
Shqipëroi : Lefter Shomo