Lefteris Papadhopoulos-Gjithë anijet e mia:Shqipëroi: Lefter Shomo


-Një poezi- këngë kushtuar syve të dashurisë-

LEFTERIS PAPADHOPOULOS
GJITHË ANIJET E MIA

Gjith’ anijet e mia përhapur deteve
Këto syçkat e tu mes marramendjeve
Gjith’ anijet e mia në mes të dallgëve
Të ëmblat hove t’ zemrës, tonet e rrahjeve
Gjith’ anijet e mia mes udhëtimeve
Dashni japin e marrin, joshje t’ flirtimeve.

Gjith ‘anijet e mia do shkojnë funddeteve
Porsa në sy t’ pikojnë lotët e derteve
Gjith ‘ anijet e mia që lundrojnë deteve
Këto syçka tundues të marramendjeve.

Gjith anijet e mia ngjajnë dallëndysheve
Je ti brenda çarçafash ,mes kundërmimeve
Gjith ‘anijet e mia lundruar dallgëve
Çapkënëritë e ëmbla shijuar natëve
Gjith ‘ anijet e mia , dhe ato të velave
Dritaresh djell i ngrohtë që del të djelave.

Shqipëroi: Lefter ShomoK/ 214l.p.g

( ΟΛΑ ΜΟΥ ΤΑ ΚΑΡΑΒΙΑ)

About Post Author