LEFTERIS PAPADHOPOULOS
MBUSHUR GOJËN ME T’ PUTHURA PLOT
( ΜΕ ΤΟ ΣΤΟΜΑ ΓΕΜΑΤΟ ΦΙΛΙΑ)
Μbushur gojën me t’ puthura plot
Dy nga dy ti zbret shkallëve poshtë
Fërshëllen me zogjtë e tjerë:”Mirmëngjes”
Mbushur gojën me t’puthura plot
Si bajamja shpërthen, lulëzon
Rindërton ti në ajër foletë.
Kur vjen mbrëmja, kur vjen darka
Ti je shkrepsja që ndez zjarr të madh
Dhe më djeg si digjet shkarpa
Gjithë natën e deri në ag.
Mbushur gojën me t’puthura plot
Dy nga dy ngjit shkallarët kapton
Dehem kur shpalos flokët e zinj të shpërndarë
Mbushur gojën me t’puthura plot
Më mbështjell dhe tërë erë kundërmon
Më ngadalë të pi, në çdo gllënkë e marr krahë.
Shqipëroi: Lefter ShomoK/ 215l.p.α
