LEFTERIS PAPADHOPOULOS-PAMBARIMISHT QË DI TË DASHUROHESH


LEFTERIS PAPADHOPOULOS

PAMBARIMISHT QË DI TË

DASHUROHESH

( ΑΤΕΛΕΙΩΤΑ ΠΟΥ ΞΕΡΕΙΣ ΝΑ

ΑΓΑΠΙΕΣΑΙ)

Si erë në trupin tim ti rrotullohesh

Dhe gjaku yt rrjedh brenda gjakut tim

Sa di pambarimisht të dashurohesh

Pandalë,çmendurisht në pambarim.

Në mes cigaresh nis pastaj

Edhe mes puthjesh muhabetesh

Më pyet kopshte në se kam parë

Në pashë shtëpi, oxhaqe ,dete..

Dhe rifillojnë ne përsëri

Cigarja nis të rëgëtisë

Në t’ njëjtën lutje bashkë të dy

Gjendemi mes pafundësisë.

Përkulesh edhe gjithë qielli çelet

Humbet brenda në t’zemrës thellësi

Bashkë , pambarimisht më merr me vete

Drejt kepave të natës n’udhëtim.

Shqipëroi: Lefter Shomo K 29/ l.p.g.

About Post Author