LEFTERIS PAPADHOPOULOS-PSE PI, ÇFARË TË KAM BËRË…


LEFTERIS PAPADHOPOULOS

PSE PI, ÇFARË TË KAM BËRË..
(TΙ ΣΟΥ’ ΚΑΝΑ ΚΑΙ ΠΕΙΝΕΙΣ)
Pse pi, çfarë të kam bërë, cigaret mbi cigare
Mbi dysheme si gozhdë mban ngulur ata sy
Më thua, pse s’ më le me puthje të heq fare
Nga sytë e tu të turbullt të zezën vranjtësi.

Dhe dhimbjet që të therrin, dhimbje dyfish për mua
Pikojnë zemrës time lotët e tu kur qan
Gjithë qënia, ah , ta dije, se sa m’ është coptuar
Q’ asnjë fjalë s’ më thua edhe qëndron aq larg.

O e pazëshmja gojë , o hëna ime e mekur
Mallkuar qoftë ora edhe ky çast i zi
Falur t’ i kam të gjitha, t’ i jap e mbes i vdekur
Që fare mos të t’ cekin lëngatat përsëri .

Shqipëroi: LEFTER Shomo K/28l.p.g. 

About Post Author