LEFTERIS PAPADHOPOULOS


LEFTERIS PAPADHOPOULOS

HERA E PARË( ΠΡΩΤΗ ΦΟΡΑ)

Syçkat e tu përmbi të mitë

Dhe ylli përmbi mua

Ah, kurrë kjo orë o Perëndi

Mos kishte të mbaruar.

Ethet që kall në trupin tim,

Një zjarr që përpëlitet

Mua kjo botë nuk më nxë

Një pikëz katandiset.

Hera e parë që dashuroj

Në dashuri stërvitem

N’ duart e tu e para herë

Që vdes edhe rilindem .

Shqipëroi nga origjinali: Lefter Shomo K/ 26l.p.α.

About Post Author