Lefteris Papadhopoulos
thuaj se më takove
(ΠΕΣ ΠΩΣ Μ’ ΑΝΤΑΜΩΣΕΣ)
Τë lutem, më dëbo pa u penduar
Ti asnjë keqardhje mos tregosh
Të të dashuroj ishte e shkruar
E shkruar ish të më mohosh.
Imagjino se më takove brenda një
ëndërre
Se më harrove sapo mbriti një agim
Dhe mos mendo se për mua ëndërr
s’qënkërke
Mendjen mos vrit për t’ jetës time përfundim.
Sonte më lejo për të t’ mbuluar
Jashtë sundon ngricë e cingërrimë
Sytë mbylli, lejojmë për të kaluar
Si një hije mbi të kobëshmin harrim.
Shqipëroi nga origjinali: Lefter Shomo
