Lefteris Papadhopullos-Unë kam një kafene


LEFTERIS PAPADHOPULLOS

“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

UNË KAM NJË KAFENE( ΕΧΩ ΕΝΑ ΚΑΦΕΝΕ )

Unë kam një kafene

aty, në cep të portit

ndërtuar e ka loti

i pritjes s’ njerëzve,

portit të mbeturve.

Unë kam një kafene

që dëgjon t’ njëjtat rrëfime

për hypje dhe udhëtime

t’ pritjes ‘ njerëzve

portit të mbeturve.

Unë kam një kafene

kam një palorrangallë

ah, t’ ish një anije vallë

për pritje t’ njerëzve,

portit të mbeturve!

Shqipëroi : Lefter Shomo K/124l.p α