LEFTERIS PAPADHOPULLOS
BJERU DAJREVE( ΒΑΡΑ ΝΤΑΓΕΡΕ)
“”””””””””””””””””””””””””””
Βjeru dajreve, bjeru dajreve
si tallazi ta hedh vallen, porsi zjarri , bre
ndodhur në dalldi, fare të shkalloj
me një “ah” t’i laj hesapet, t’ iki nga kjo botë.
Bjeru dajreve, bjeru dajreve ,
të pëllcasë ky derti im ,ore
zemrën dashuria si skifteri ma ka ngrënë,
shuhem porsi lulëza në rërë.
Ç’ të thuash më parë, ç’të thuash më parë;
kush më thika do të mplikset ,do të marrë plagë
hajde djem rakinë sillni, sillni me bardhak,
yjeve flakni rakinë, mbrëmja të marrë flakë.
Bjeru dajreve, bjeru dajreve,
të pëllcasë ky derti im, ore
zemrën dashuria si skifteri ma ka ngrënë,
shuhem porsi lulëza në rërë.
Shqipëroi: Lefter Shomo
