Lëkundu mbi shilarësin e kohës…
Lëkundu në vetmin tënde, lëkundu si unë, dikurë ..
Kur heshtja më mjegullonte sytë, largë,
shum largë
Atje ku veç gjethet përplaseshin mbi gurë ..
rokullisur si copa ëndrrash që vinë
e ulen mbi varg !
Lëkundu,
lëkundu në shilarësin e ëndrrave të mjegulluara ,
Ashtu siç un lëkundesha ëndrrave të mia, dikurë
aty, nën këmbët e zhytura në dallgën e shkumëzuar..
Dëgjoja serenatat e dhimbjes, që luanin mbi gurë.
Lëkundu, lëkundu në shilarësin e kohës mondane ..
Veshur me salltanetet e mëkatit Hamlet-ian ,
Ashtu siç unë su lëkunda kurrë notave në pentagrame ..
Të kërceja muzikën që polli djalli : Tallavan !
