Lela  Dardha Kokona :Të nanurisësh në dremitje


Lela  Dardha Kokona :

Të nanurisësh në dremitje

Ishte ditë e acartë dhjetori. Poshtë pullazeve të shtëpive ishin zgjatur kallama akujsh. Xhamat e dritareve ishin veshur me kristale. I gjithë qyteti ishte nën pushtetin e mjegullës. Në rrugë ndihej një melodi e trishte në atë kohë zgjimi. Njerëzit të mbledhur kruspull me fytyrat e tyre të tjetërsuara shfrynin ajër dhe ecnin me këmbët që nuk u bindeshin nga akulli i rrugës. Ky ishte qyteti ku dy shokët, Xhevati dhe Samiu, kishin ngrohur shpirtin e tyre.
-Sivjet na erdhi një dimër i plumbtë me erë të tërbuar.-filloi biseden Xhevati mbas një takimi të munguar gjatë mes tyre.
Të dy vështronin në heshtje filxhanin e kafesë.
-Më ka sfilitur kjo ndjenja e vetmisë. Fëmijët janë larguar jashtë, një andej e tjetri këndej. Eh, ç’e pyet!-vazhdonte të fliste Samiu ndërkohë që Xhevati vazhdonte i papërqëndruar. -O shoku, mos harro që më ke këtu mua, përballë teje!
-E humba vërtetë o Sami vëllai. Po pluskoja ndër ujërat e Amsterdamit, mes atyre tulipaneve marramendës. Bota ndërton e zbukuron vendin e tij, ndërsa ne e shkatërrojmë.
-Edhe ti ama guak mbete, e kishe humbur.
-Jo, unë isha në gjenezën time, në venat e atdheut tim. U futa rrjedhave të kaltra, vargëzimeve lasgushiane. Isha në vel të muzes, po kalëroja o Sami xhani!
-Aha, te pena e shenjtëruar?
-Po. Po të ishte gjallë ai, kushedi se si do rrëshqiste pena e tij tani në këtë kohë që po përjetojmë.
-Po çfarë pe në ato rrjedha?
-Pashë vendin tim që ka rënë gjunjësh. Mjerimin që sfilon në çdo cep. Ky vend çdo mëngjes rizgjohet nën pushtetin e velit gri.
-Kujdes shoku se kjo pandemi të le gjysmak, thonë.
-Po edhe mundet. Të rrijë burri gjithë ditën brenda e të flasë me vete. Me shokun zbraz një shqetësim që të rëndon në shpirt.-u bë heshtje.
-E që thua ti, o Sami, mbrëmë dëgjova debat në televizion deri në ora 12:00. M’u ngritën nervat! Mendova se do të flitej për ngritje çmimesh si ajo e energjise elektrike, e karburantit apo e bukës. Jo re, vetëm tema elitare japin, o shoku. Janë kanale partiake. Vetëm elitat, deputetë, ministrat, biznesmenë të mëdhenje kanë lekë të paguajnë analistët. S’dëgjohet të flitet për fukarenjtë se ata s’kanë të paguajnë analistë. Elitat i kanë fshehur thesartet e tyre humnerave, nëpër bankat e botës. Po ata të gjorët fukarenj si e kanë hallin, si e përballojnë jetën? Fitimi i te keqit rendon mbi te ndershmin, kjo eshte e keqja.Numri i njerezve qe dine te shohin eshte i vogel, e kjo na penalizon ne.
-Hë mo, se më mirë do të bëhet, por duhet durim,- u mundua ta qetesoje Samiu.
-Çfarë thua o Sami?! Ti dhe ca si ti, jane mesuar te vuajne ne heshtje.Të dëgjosh ata të ngjallin ndjesinë e të shkuarës o miku im! Jeto ti me iluzione! Vazhdo e vozit në gjurmët e vagullta të asaj kohe, mos u distanco! Ky është epilogu i një sage të gjatë. S’e kupton, o shoku, se po jetojmë në një kohë antivlerë?! Është një kohë depresioni. Nuk e sheh se po çapitemi?! A je përpjekur ndonjëherë të pikturosh tablonë e realitetit tonë shqiptar,të cilën shpeshherë mundohen ta mbulojnë me ngjyra të ndezura? Po na zhvasin gjithçka që kemi: toka, shtëpi…asgjë s’është e jotja, vetëm shpirtin ke tëndin. Atë mbaje të pastër se është i vetmi që do të marrësh në atë botë!
-Po ti mos shih vetëm ngjyrat e murrme!-iu drejtua Samiu.
-Pse, ka ngjyra të ndezura thua?!-ironizoi Xhevati.
-Mirë o shoku, po veç kësaj që thamë, na duhej dhe kjo e flamosur pandemi!-doli nga rrjedha e bisedës Samiu.
-Mos e pyet, na ka ndikuar dhunshëm në ndryshimin e sistemit tradicional të vlerave tona sociale.Eshte fundi i nje cikli dhe fillimi i nje cikli tjeter.
-Pikërisht kjo frikë na ka bërë individualistë.
-Oh, mirë që na e kujtove! Mbaj distancën, vër maskën!-qeshën .
Femijet kanë humbur sensin e kohës dhe interesin për mësim. I thashë djalit dje:
“Nëse ti sot je ai që ke dhe nëse ti i humbet ato, kush do të jesh ti pa ato?” – U mendua dhe u përgjigj:
-“Do të isha askushi”!
-E pra, mëso që të jesh dikushi!E gjithe jeta o djale eshte mesim, – i thash
Vërtetë nuk po i njohim më fëmijët tanë. Kanë ndryshuar sjellje, janë bërë nevrikë. Kanë ambicie dhe dëshira për tu dukur . Megjithesë e kuptoj se ato janë virtyte të moshës.
Shpresoj se me kalimin e kohës ato svetnohen, por mundet dhe të kthehen në bumerang, si shkopi që dredhon e kthehet e të godet.E di ti sesi me tha? -“Une i perceptoj gjerat sipas arsyes sime”,- me shihte ne kokerr te syrit , ne pritje te pergjigjes sime.
-Po, arsyeja te con te dija, kjo eshte rruga me e mire, -i thash.Por, varet se ke quan ti te mire e ke te keqe. Jane te dyja relative jo apsolute. – Babi , e di ti qe nuk i duroj dot shpotite?- me tha. Kjo hallakatje e ben te ndrojtur,te mos kete gjykim, i paekuilibruar ,i palumtur. Me eshte mbushur mendja te iki , te syrgjynosem. Vertete po me iken mendja, skam me shprese ketu!
– “Kjo eshte arsyeja”, -me thote djali,-“qe sjam i perqendruar ne shkolle!”
-Na është hepuar shpirti, na ka buisur! Kemi kaq kohë! Vazhdoi te shprehte paknaqesite Xhevati.
-Si gjithmonë ti Xhevat, i ndjeshëm. Përmbahu shoku! Fjalët e tua fërgëllojnë, përcjellin bubullimë që zhurmon që së largu. Ti m’i përpive të gjitha shqisat o njeri i vjetër me mendje të re.
-Epo unë o Sami,kam të drejtë se nuk shoh dritë në fund të tunelit. Kujdes ti o Sami, se emocionet të zbehin gjykimin, mos vazhdo vozitjen në gjurmët e vagullta të asaj kohe! -Samiu qeshi dhe i tha:
-Sa më kishte munguar melodia e zërit tënd, o shoku me shpirt të dëlirë- e përqafoi. Ishte një përqafim i munguar prej gati tre vitesh.
-Po ti je mësuar o Sami me një disiplinë spartane se ke qenë oficer.- I foli me ndjenjë të epërme që mund ta ndjejë vetëm një njeri me zemër të dëlirë.
-Kamarier, te lutem! – leshoi zerin Xhevati.
– Po zotri, erdha!- Pa bere ende pagesen, nje zhurme e fuqishme e shoqeruar me grimca te shumte pluhuri ne trajte shtellungash, u pané te fluturonin mbi kokat e tyre.
– O Zot, ceshte kjo!?
– Bashkia zoteri, po shemb shtepite e popullit .E aq me keq,kane gjetur kete dite te acarte per ti nxjerre nga shtepite e tyre, keta te gjore e te pagoje!-Sqaroi kamarieri i tronditur .
Syte e tyre te shqyer u pané me njeri – tjetrin ,mbeten pa fjale.
U lexua qartë brendia e shpirtit të plagosur me të gjitha ngjyrimet e ndjesive

About Post Author