Leon Lekaj-Trokitje prej flakës që mbeti zgjue në prag lamtumire!


PUNUAR NGA ARQILE V GJATA

Poeti Leon.Lekaj krijonë situata, të cilat dëshmojnë aftësinë e tij krijuese. Fantazia e tij sjell episode, situata, aksione, ngjarje artistike, që përmbajnë ide brënda tyre…“-Jam mësue me vdes shpesh, bota ime!-Si një çerdhe e zbrazun shehun n syrin e një zogu.–Dertin e duarve e kam të bymyem prej baticash të vjetra.-Zhytun n pigmente indiferentizmi dhe harresa fjalësh.-Dhe si një rekuiem pushtuen atmosferën.-I dashuruem me baraspeshën e sendeve.” Vargje marr nga nga ky vëllim poetik.Vëllimi poetik zë fill me një poezi simbolike, ku shprehet mjaft bukur estetikisht fenomeni i IMAZH-it. Në këto vargje autori mediton me veten e tij, për atë që ka përzemër. Te poezia gjejmë dy personazhe… Vet Poeti dhe e Dashura e tij. Ata janë dy krijesa imagjinar..{por të besueshëm}.të një kohë të HARRUEME..“IMAZH”Kur të vij tek timë prit tek dera e harruemet’ shkarkoj yjet e lagështgjurmët e kuajve të erësdhe rrugën e dritës…Aty do djegim membra.nën e pritjes,cipën e hollë biruese gjithkahprej zanit të hapun brenda vedit.Në orët e penduemeheshtjen do ta varim në muzgun e mbramjese do rrokemi me fjalët qe s’mbrritën kurrëderi në lodhje,kur tretet gjumi në ag.Ne të dy kem’,ma shumë se një han’ , e dashtun,e, asht mkat me hup dritënqë çel rrugn’ e shpirtit.Brenda kësaj poezije gjejmë një varg mbushur me jetë, -prej zanit të hapun brenda vedit, që ka një kuptimi të gjërë, ku prej fjalëve-“prej zanit”, ndjejmë, shijojmë, kuptojmë, shpirt, jetë, frymë!…Kështu krijohet vizioni, dëshira e poetit për të pasur më se një Hënë!“ Ne të dy kem më shumë se një Hanë!”Koha lëndore, vargjet e poezisë janë të mjaftueshme për rrokjen e mendimeve, sidomos, detai, kodi i heshtjes, si një artikulim, si heshtje …” heshtjen do ta varim në muzgun e mbramjes “L.Lekaj ka aftësi të krijoj situatë, përsiatje si; PËRMBYSJE U rrzuen lugjet e t’ përditëshme të mia,Papritun, si shtjell tymi që er’ e mugët zhgulMue s’më mbeti tjetërveç me pa sa shpejt formohet vorbullanë një mbasdite, me diell mbas shpine,e me vrejtë vëmendshëmse si hynë jeta nëpër brimë të çastit.,f,8 Këto vargje tregojnë se autori i njeh mirë korridoret, rrugicat nëpër të cilat komunikon aq kthjellët me lexuesin e vet. Kjo tregon se L. Lekaj përbënë vlerë! -Karakteristik e veçantë e Poetit është, se ai përdor dialektin gjuhësor të gegërishtes në tërë prurjen e tij poetike në këtë libër. -Tjetër veçori e poezisë së autorit është përdorimi i zanoreve të forta në poezinë e tij, të cilat bukur tingëllojnë …’Prej flakës që mbeti zgjue”.Dhe pse autori dëshironë të shkruaj në të folmen e gegërishtes, ai nuk i largohet gjuhës standarte të shqipes! -Vlera estetike e këtij vëllimi poetik shikohet qartë si një përmbajtje e gjërë, me figuracione dhe ngjyrime të forta emocionuese ku preket mësëmiri afërsia dhe ndikimi i poetikës gegërishte në tërsin e këtij vëllimi, që po analizojmë! Mos kufizimi me shprehje të tabanit popullor dhe frazeologjisë është një liri, hapsirë poetike e lakmueshme tek ky autor që lëvronë dhe ndërthur qartë këndvështrimin “frazeologji-gjuhë poetike dhe individualitet krijues.“ -Përdorimi i shenjës së Apostrofit, në rrëzimin e zanores së pazëshme-ë-Ja disa vargje:n’lugje, nji han’,e s’mujta kurr’,Shall i verdh’ asht rruga,te kaandi i fjalve që s’bzajnë…si n’nji flakërimë të lashtë… -Poeti trajton një figurë tepër të rallë me plot kuptimi shpirtërore, e gjejmë te poezia “PREJ FLAKËS QË MBETI ZGJUE” Jam mësue me vdekë shpesh, bota imeMbi zjarrin akull,që digjte hanën e impulseve t’mia.Mbi masakrën e tingujve që u shndërruan në lule gjaku.Mbi vetë gjakun që s’dinte me gjet rrugën e zemrës…Veç tash vdekja ka humbë kordinatatadhe intimitetin bonjakprej flakës që mbet zgjue.- Vargu poetik i poezisë së poetit dallohet për përmbajtje të gjerë të brendshme, për figuracionin dhe për ngjyrim të fortë të folmes Shkodrane.-“ Kur të vi tek timë prit tek dera e harrueme,prej zanit të hupun brenda vedit.Me hup dritën. Me hapa të vranët, prej dashunish, asaj mase të lëngshme, në shpërbamje, me zhgun faji, e dashuruem, një limfë e thame, shkall’ të thyeme, kryposht, i bzajnjë trokun,mendimit të mnershëm, Mbramë ra shi i përmalluem, pemë të zhveshura, që shenjojnë vedin. “-Një tjetër tipar dallues është zgjerimi dhe shtimi i vazhdueshëm i kuptimisë që ka çdo fjalë e tij në tërësinë e vëllimit poetik…-U rrëzuan lugjet e t’ përditshmeve të mia…Mbi vet gjakun s’ dinte me gjet rrugën e zemrës…kaq afër fjalëve thelbin ta përmbajnë, te kandi që s’bëzajnë, por s’mundem me i thanë gja…po aty, f… -Në poezitë e këtij libri shfaqet më së mirë organizimi i leksikut me ndikim nga dialekti i gegërishtes. Në këtë rast nënkuptojmë se si ai e përzgjedh, e qëmton leksikun nga dialekti i gegërishtes…Dua të theksoj se; -Tipar dallues i poetit Leon Lekaj është forca e gjuhës që ai përdor dhe shkruan… -Kjo bënë të mundur realizimin e komunikimit me lexuesin. Ai i drejtohet natës… Poeti është aq i fuqishëm sa që dhe qiejt ndalen tek ai në një formë simbolike, si ajo e dorës…” Kur nata zbretqiejt ndalen tek unënë formën e dorës.Gjymtyrët e përloturamshejnë vetvetentë ndrojturadhe djersijnë ankthin e ditësqë s’kthehet ma kurrë.“f,9 -Ajo që është më e qensishme në këtë vëllim poetik të poetit Leon Lekaj është se, ai përdor një morfologji të pasur. Në një varg gjen-emër,mbiemër,folje,lidhëse dhe përemër… Një dukuri e tillë e pasuron shumë kuptimin dhe stilin e tij letrarë!-Do rrokemi me fjalët që s’mbritën kurrë.-Mbi masakrën e tingujve që u shëndruan në lule.–Kaq afër fjalëve që thelbin ta përmbajnë.–veç duhen dy pale duar me i prit.-Prej kohësh kthimi më troket në ballë.-O sy i mëshehun mbas ofshamës sime.Në vëllimin poetik që analizuam tretet mendimi se. -Uni poetik{ krijues} është bartës i aftësisë së autorit dhe individualitetit të tij krijues. Shekspiri thotë: “Ku ka dëshirë për të bër diçka, gjendet edhe rruga…“ Një shembull i til është poezia VETVRASJA E XHEK LONDONIT, f,51 Dikur,ajo botë e pa denjëi hapi krahët dhe për tysi kompensim mospërfilljesh memecetë kohnave që shkuen.Emri yt dërmoj muret e heshtjes,Zhytun n pigmente indiferentizmiDhe harres fjalësh.Askund funebër…Veç zhgënjimi ekzekutonteRekuiemin e vet në praninë tonë.f,52 Të gjitha këto dukuri dhe tipare në poezinë e autorit Leon Lekaj përplotësojnë individualitetin e tij krijues si poet!Mendoj se L.Lekaj i ka shkruar poezitë e veta në formë shkarkesash elektrike, që jo vetëm ndriçojnë, por lënë dhe vlagë, kënaqësi për meditimet e tija poetike! -Aty do djegim membranën e pritjes-Mbi masakrën e tingujve që u shëndruan në lule-si hynë jeta në brimë të çastit-qiejt ndalen tek unë-Shall i verdh është rruga-edhe syt e verbtë i shofin ngyrat.-që pikon imazhin tand të derdhun.-kur mendon djepin tue u përkundë vetiu,

About Post Author