Leon Lekaj:Trokitje prej flakës, që mbeti zgjue në prag lamtumire!


Leon Lekaj:

Trokitje prej flakës, që mbeti zgjue në prag lamtumire!

VËLLIMI POETIK “Stinët e Andërrueme të Këthimit”,

Kumtesë Studimore

Nga Arqile V GJata

Poeti L.Lekaj krijonë situata, të cilat dëshmojnë aftësinë e tij krijuese. Fantazia e tij sjell episode, situata, aksione, ngjarje artistike, që përmbajnë ide brënda tyre…

“-Jam mësue me vdes shpesh, bota ime!

-Si një çerdhe e zbrazun shehun n syrin e një zogu.

–Dertin e duarve e kam të bymyem prej baticash të vjetra.

-Zhytun n pigmente indiferentizmi dhe harresa fjalësh.

-Dhe si një rekuiem pushtuen atmosferën.

-I dashuruem me baraspeshën e sendeve.” Vargje marr nga nga ky vëllim poetik.

Vëllimi poetik zë fill me një poezi simbolike, ku shprehet mjaft bukur estetikisht fenomeni i IMAZH-it.

Në këto vargje autori mediton me veten e tij, për atë që ka përzemër.

Te poezia gjejmë dy personazhe…Vet Poeti dhe e Dashura e tij. Ata janë dy krijesa imagjinar..{por të besueshëm}.të një kohë të HARRUEME..

“IMAZH”

Kur të vij tek ti

më prit tek dera e harrueme

t’ shkarkoj yjet e lagësht

gjurmët e kuajve të erës

dhe rrugën e dritës…

Aty do djegim membra.nën e pritjes,

cipën e hollë biruese gjithkah

prej zanit të hapun brenda vedit.

Në orët e pendueme

heshtjen do ta varim në muzgun e mbramjes

e do rrokemi me fjalët qe s’mbrritën kurrë

deri në lodhje,

kur tretet gjumi në ag.

Ne të dy kem’,

ma shumë se një han’ , e dashtun,

e, asht mkat me hup dritën

që çel rrugn’ e shpirtit.[2]

Brenda kësaj poezije gjejmë një varg mbushur me jetë,

-prej zanit të hapun brenda vedit, që ka një kuptimi të gjërë, ku prej fjalëve-“prej zanit”, ndjejmë, shijojmë, kuptojmë, shpirt, jetë, frymë!

…Kështu krijohet vizioni, dëshira e poetit për të pasur më se një Hënë!

“ Ne të dy kem më shumë se një Hanë!”

Koha lëndore, vargjet e poezisë janë të mjaftueshme për rrokjen e mendimeve, sidomos, detai, kodi i heshtjes, si një artikulim, si heshtje …

” heshtjen do ta varim në muzgun e mbramjes “

L.Lekaj ka aftësi të krijoj situatë, përsiatje si;

PËRMBYSJE

U rrzuen lugjet e t’ përditëshme të mia,

Papritun, si shtjell tymi

që er’ e mugët zhgul

Mue s’më mbeti tjetër

veç me pa sa shpejt formohet vorbulla

në një mbasdite, me diell mbas shpine,

e me vrejtë vëmendshëm

se si hynë jeta nëpër brimë të çastit.,f,8[3]

Këto vargje tregojnë se autori i njeh mirë korridoret, rrugicat nëpër të cilat komunikon aq kthjellët me lexuesin e vet. Kjo tregon se L. Lekaj përbënë vlerë!

-Karakteristik e veçantë e Poetit është, se ai përdor dialektin gjuhësor të gegërishtes në tërë prurjen e tij poetike në këtë libër.

-Tjetër veçori e poezisë së autorit është përdorimi i zanoreve të forta në poezinë e tij, të cilat bukur tingëllojnë …’Prej flakës që mbeti zgjue”.

Dhe pse autori dëshironë të shkruaj në të folmen e gegërishtes, ai nuk i largohet gjuhës standarte të shqipes!

-Vlera estetike e këtij vëllimi poetik shikohet qartë si një përmbajtje e gjërë, me figuracione dhe ngjyrime të forta emocionuese ku preket mësëmiri afërsia dhe ndikimi i poetikës gegërishte në tërsin e këtij vëllimi, që po analizojmë!

Mos kufizimi me shprehje të tabanit popullor dhe frazeologjisë është një liri, hapsirë poetike e lakmueshme tek ky autor që lëvronë dhe ndërthur qartë këndvështrimin “frazeologji-gjuhë poetike dhe individualitet krijues.“

-Përdorimi i shenjës së Apostrofit, në rrëzimin e zanores së pazëshme-ë

-Ja disa vargje:

n’lugje, nji han’,e s’mujta kurr’, Shall i verdh’ asht rruga, te kaandi i fjalve që s’bzajnë…si n’nji flakërimë të lashtë…

-Poeti trajton një figurë tepër të rallë me plot kuptimi shpirtërore, e gjejmë te poezia “PREJ FLAKËS QË MBETI ZGJUE”[4]

Jam mësue me vdekë shpesh, bota ime

Mbi zjarrin akull,që digjte hanën e impulseve t’mia.

Mbi masakrën e tingujve që u shndërruan në lule gjaku.

Mbi vetë gjakun që s’dinte me gjet rrugën e zemrës…

Veç tash vdekja ka humbë kordinatata

dhe intimitetin bonjak

prej flakës që mbet zgjue.

– Vargu poetik i poezisë së poetit dallohet për përmbajtje të gjerë të brendshme, për figuracionin dhe për ngjyrim të fortë të folmes Shkodrane.

-“ Kur të vi tek ti

më prit tek dera e harrueme,

prej zanit të hupun brenda vedit.

Me hup dritën. Me hapa të vranët, prej dashunish, asaj mase të lëngshme, në shpërbamje, me zhgun faji, e dashuruem, një limfë e thame, shkall’ të thyeme, kryposht, i bzajnjë trokun,mendimit të mnershëm, Mbramë ra shi i përmalluem, pemë të zhveshura, që shenjojnë vedin. “

-Një tjetër tipar dallues është zgjerimi dhe shtimi i vazhdueshëm i kuptimisë që ka çdo fjalë e tij në tërësinë e vëllimit poetik…

-U rrëzuan lugjet e t’ përditshmeve të mia…

Mbi vet gjakun s’ dinte me gjet rrugën e zemrës…kaq afër fjalëve thelbin ta përmbajnë, te kandi që s’bëzajnë, por s’mundem me i thanë gja…po aty, f…

-Në poezitë e këtij libri shfaqet më së mirë organizimi i leksikut me ndikim nga dialekti i gegërishtes.

Në këtë rast nënkuptojmë se si ai e përzgjedh, e qëmton leksikun nga dialekti i gegërishtes…

Dua të theksoj se;

-Tipar dallues i poetit Leon Lekaj është forca e gjuhës që ai përdor dhe shkruan…

Kjo bënë të mundur realizimin e komunikimit me lexuesin. Ai i drejtohet natës…

Poeti është aq i fuqishëm sa që dhe qiejt ndalen tek ai në një formë simbolike, si ajo e dorës…

” Kur nata zbret

qiejt ndalen tek unë

në formën e dorës.

Gjymtyrët e përlotura

mshejnë vetveten

të ndrojtura

dhe djersijnë ankthin e ditës

që s’kthehet ma kurrë.“f,9

-Ajo që është më e qensishme në këtë vëllim poetik të poetit Leon Lekaj është se, ai përdor një morfologji të pasur.

Në një varg gjen-emër,mbiemër,folje,lidhëse dhe përemër…

Një dukuri e tillë e pasuron shumë kuptimin dhe stilin e tij letrarë!

-Do rrokemi me fjalët që s’mbritën kurrë.

-Mbi masakrën e tingujve që u shëndruan në lule.

–Kaq afër fjalëve që thelbin ta përmbajnë.

–veç duhen dy pale duar me i prit.

-Prej kohësh kthimi më troket në ballë.

-O sy i mëshehun mbas ofshamës sime.

Në vëllimin poetik që analizuam tretet mendimi se.

-Uni poetik{ krijues} është bartës i aftësisë së autorit dhe individualitetit të tij krijues. Shekspiri thotë: “Ku ka dëshirë për të bër diçka, gjendet edhe rruga…“[5]

Një shembull i til është poezia VETVRASJA E XHEK LONDONIT, f,51[6]

Dikur,

ajo botë e pa denjë

i hapi krahët dhe për ty

si kompensim mospërfilljesh memece

të kohnave që shkuen.

Emri yt dërmoj muret e heshtjes,

Zhytun n pigmente indiferentizmi

Dhe harres fjalësh.

Askund funebër…

Veç zhgënjimi ekzekutonte

Rekuiemin e vet në praninë tonë.f,52[7]

Të gjitha këto dukuri dhe tipare në poezinë e autorit Leon Lekaj përplotësojnë individualitetin e tij krijues si poet!

Mendoj se L.Lekaj i ka shkruar poezitë e veta në formë shkarkesash elektrike, që jo vetëm ndriçojnë, por lënë dhe vlagë, kënaqësi për meditimet e tija poetike!

-Aty do djegim membranën e pritjes-Mbi masakrën e tingujve që u shëndruan në lule-si hynë jeta në brimë të çastit-qiejt ndalen tek unë-Shall i verdh është rruga-edhe syt e verbtë i shofin ngyrat.-që pikon imazhin tand të derdhun.-kur mendon djepin tue u përkundë vetiu,

[1] Shtëpija Botuese MUZGU,Tiranë,2017

[2] Leon Lekaj, vëllimi poetik “Stinët e andërrueme të kthimit‘, Shtëpia Botuese MUZGU,Tiranë, viti 2017,f,5

[3]

[4] f,6

[5] – Shekspiri thotë: “Ku ka dëshirë për të bër diçka, gjendet edhe rruga…“[5]

[6] – VETVRASJA E XHEK LONDONI

About Post Author