Rreth vitit 1896 , kryetari i
parlamentit grek Spyridon Trikoupis, i kërkoi piktorit rus Nikolai Vasilyevic
Orlov, nje tablo ku natyrisht do qe Çelu Picari ne mbledhjen e Parlamentit
grek.
Ky hero i luftërave dhe
demonstratave te fukarait ne Athin, qe shpirti i popullit te varfër, ndaj fjala
e tij buçit ne parlament.
Orllovi ,qe , një piktor me shumë
pasione nga rajoni i Tules.Ai i kreu studimet ne Moskë ne Shkollën e pikturës, skulpturës
dhe Arkitekturës , Ku u laureua me çmimin e madh te argjendet MUZHVZ (1892)
Në 1893-1894, Orlov ekspozoi
veprat e tij në ekspozita të Shoqatës Moska të Dashuruarve të Artit. Nga 1896
ai ishte anëtar i TAC, duke marrë pjesë në ekspozitat e Partneritetit
(1894-1898). Nga 1898 ai jetoi në fshatin Obiralovka pranë Moskës, nga 1902 –
në Moskë.
Artisti ishte një mik i Leon
Tolstoin, dhe ndau pikëpamjet e tij me te.
Orlov vizitoi vazhdimisht Jasnaja Poljana.
Muajt e verës e ndoshta, kjo porosi nga Greqia nuk kish si te mos qe biseduar
me Tolstoin e madh, i cili, kur merr vesh, për udhëheqsh popullor, fshatar,
pena dhe fjala nuk i pushonte. Thonë qe Tolstoi i madh ia dha idenë ku Çelua me
fustanellë, është ne qendër te kompozimit, ku hahet me fjalë me kryetarin e
parlamentit arvanitasin Trikoupi… Nga hija, në drite fustanella e luftës.. me
mesazhin e madh, te një trimi tashme te harruar ne atdhe, por mbetur ne një pikturë
mu brenda ne parlamentin e Greqisë.
