Leonard Pipa:Historia e një gjenocidi që ende vazhdon!


Çdo të thotë të të përndjekin?!

Të përndjekin do të thotë të përbuzin!

përndjekin do të thotë që të përbuzin veç për ngjyrën e lëkurës. E nëse ajo nuk të “tradhëton” të përbuzin thjesht për gjakun që rrjedh në venat e tua.

Të përbuzin është fjalë e vogël…sepse në fakt këtu sa fillon historia!

Nëse do të ishte vetëm kaq ne shqiptarët mesdhetarë të Shqipërisë dhe Kosovës do të ishim shumë të lumtur.

Jua garantoj unë këtë!

Të përndjekin do të thotë të përjashtojnë!

Sepse…pas përbuzjes fillonte përjashtimi. Përjashtimi do thoshte ndalje të zhvillimit. Përjashtimi ynë ishte radikal nga të gjitha qelizat e shoqërisë, shtetit dhe politikës.

Nuk e kam fjalën për ata që u përdorën si fasadë…për të na hedhur hi syve!

Sigurisht që racizëm ka pasur dhe ka kudo! Derisa ka në Amerikë patjetër që ka kudo! Por atije edhe në kohët më të errëta ata kanë patur lagjet, qytetet, shkollat, dyqanet etj…të tyre dhe nuk është ndalur zhvillimi i tyre ekonomike-shoqëror.

Tek ne këtu…

Ne ishim banorët mazhorancë të qyteteve kryesore të Shqipërisë.

Pas instalimit të komunizmit me zbritjen e popullsisë rurale në qytet u përmbysën raportet por edhe atije ku nuk u përmbysën këto raporte ishte njësoj në mos më keq. (përmend Korçën)

Populli ynë menjëherë u izolua! U la pa shkollë se arsimi ishte kryesori për t’a skllavëruar. Sepse arsimi i lartë ishte në duart e pushtetit!

Të përndjekin do të thotë të mjerojnë.

Sigurisht të përjashtuarit dhe të pa arsimuarit shto dhe varfërinë historike të shqiptarëve përfundojnë ashtu siç ne përfunduam në mjerim ekstrem.

Mjerimi ynë ende është aty. Këmbëkryq, kryq e tërthor Shqipërisë.

Nën strehën e çative të hajëdutëtisë, i pastrehë!

Të përndjekin do të thotë të t’i rrëmbejnë të gjitha ç’ke e të të lënë në mes të katër rrugëve. Në fillim na rrëmbyet qytetet, pastaj llonxhat, pastaj llozhat, pastaj profesionet, pastaj profesionet bashkë me dyqanet, pastaj…na skllavëruat, na bëtë hamenj, fshesaxhinj, na mbytë në halle dhe pa shpresë!

Ato që si bëri Enver Hoxha, i bëri Sali Berisha dhe ato që ai nuk i bëri dot i përmbylli Edi Rama me rilindjen urbane ku përzuri me përdhunë nga qëndrat historike të qyteteve edhe ata pak që kishin mbetur nga njerëzit tanë!

Kjo jo për ndonjë aftësi të veçantë dhe meritë tuajën në treg por thjesht dhe vetëm sepse ju kishit pushtetin dhe thjesht kishit mundësi nëpërmjet tij t’a bënit këtë akt dhe e bëtë.

E që të mos zgjatemi…

Të përndjekin do të thotë që pas të gjitha këtyre, pas të gjithë këtij kalvari,

TË SHKOMBËTARIZOJNË ME LIGJ!

Të shkombëtarizojnë duke e ditur shumë mirë që ti je shqiptari më i vjetër, ti je Epiriot, Tosk(maqedon),Dardan, je…ilir, je Pellazg!

E të gjitha këto ndodhën së shumti e më së shumti në kohën e komunizmit!

Në atë kohë të mbrapshtë gjenocidi më i madh është kryer karshi nesh sepse ajo që ndodhi ndër ju për arsye politike ishte lufta mes jush për të ndarë pushtetin si ujqërit,e për të grabitur më pas Shqipërinë , i cila ende vazhdon! Vazhdon pa asnjë princip, pa asnjë skrupull!

Shqiptarët duhet t’a kuptojnë të vërtetën e tyre historike dhe të ndalin gjenocidin që po u ndodh sepse natyrshëm pas nesh rradha u erdhi të gjithëve! E keqja pasi bëhet pjesë e moralit nuk kursen askënd, as vëllain!

Evropa dhe Amerika duhet t’a kuptojnë mirë dhe thellë këtë histori dhe përtej pamundësive tona nuk duhet të na lënë në duart e komunistëve antikomunistë!

Nuk duhet të na lënë ne shqiptarët mesdhetarë përveç pa shpresë e në mjerim edhe pa komb e pa atdhe.

Aq më pak pastaj të na shkombëtarizojnë vetë, të kërkojnë me ngulm, e të detyrojnë qeveritë të na shkombëtarizojnë ne në emër të ” të drejtave të njeriut”.

Ky është dhe do të ngelet në histori një gjenocid i përbashkët!

Ne shqiptarët mesdhetarë në Mesdhe jemi mbi 100 milionë! Të shkombëtarizuar ose jo ka ardhur koha o të ndalim shkombëtarizimin dhe pasojat e tij… ose të vdesim!