Më kishe dalë nga mendja, papandehur e gjeta
mes letrave të shumta aty të harruar
habitur pashë e lexova , si të gjallë e preka
letrën e vjetër, ku emri yt ish’ shkruar.
Oh thashë me vete : ”ku mund të jetë tani vallë?”
me ty në mendje rrotullohesha, si një fugë vërdallë
ti ishe shkak ndryshimi,… unë isha i dëshpëruar
gjithë ditën si flutura më silleshin ato fjalë.
