Zymer Mehani
Letër Naimit

”Bagëti e bujqësi” kur i lexova,
Maleve të Shqipërisë fluturim u rashë.
Më dehu të tërin aAromë e ”Luleve të verës”
Sa trim është shqiptari te ”Skënderbeu” pashë.
”Fjalët e qiririt” shumë herë i lexova,
Ëmbëlsinë e gjuhës sate e shijova,
Porsi zemra jote u shkriva, u treta,
Dashurinë e çiltër derisa e gjeta.
Ti je Nderi i Kombit, i kombit me fat,
Me vëllezërit e tu, gjurmë n’histori latë.