Letër për Amandën-Gezim Llojdia


Gezim Llojdia
1.
Për pak bëhet muzg në Kunjovë.
Thëllimi ka rënë në shtegun e dhirtë.
As sonte s’vij ,mos pritë .
Më mbyti trishtimi.
2.
-Ku ishe ,çfarë bëre ?
Preva ca degë me koçimare.
Shkova deri te qisha e vjetër .
Qimiteri kishte rënë.
3.
Xhan-xhin njeri.
-Ku je o prift të rrëfehemi !
Kryq në mes të udhës një breshkë.
4.
-Çfarë shkrove gjithë javën poet?
-Vetëm një letër.
E postova në E-mailin e vjetër.
5.
Mbusha ujë gurre me katruve .
Kujtimi yt mu fanit.
Parfumi më mbyti .
As sonte s’vij ,mos pritë .
Të të citoj një rresht .
Më pyete :Po hë çfarë ndodhi?
Asgjë e veçantë.
Muzg lugjesh mes nesh .