Letër për Ty-Nga: Dava Begu


Me shumë dashuri e dërgova këtë letër nëpërmjet pëllumbit të paqes.!

Në qelinë ku vuajn dënimin qënia më e brishtë ajo “Gruaja e cila për shkak të rrethanave të ndryshme përfundon e rrethuar mes mureve dhe kangjellave të hekurta.!

Le të ju japim forcë për të kaluar traumat e pësuara dhe tju falim dashuri njerëzore ku dhe ata të ndjehen femra e të mos i paragjykojmë për fenomene të cilat ndodhin rastësisht pa paramendim në jetën e tyre.!

Një mesazh i yni është një buzëqeshje për ta.

*LETËR PËR TY*

*E dashur Mike.

Uroj me gjithë zemër që letra ime të të gjejë shëndosh e mirë.

Mendova të të përcjell pak dashuri dhe mesazh për jetën duke të dërguar këtë letër nga ana ime nëpërmjet Pëllumbit të Paqes e mirësisë.!

E ndjej dhe e di fare mirë që ti mërzitesh dhe vuan shpirtërisht.

Unë të kuptoj se jam një grua si ti që kam vuajtur dhe ndoshta vuaj përsëri, por e mbys ç’do dhimbje me buzëqeshjen dhe heshtjen time, ç’do hidhërim e kthej në forcë.!

Dhimbjet e pikëllimet tua janë dhe të mijat.

Ti je një grua shumë e fortë dhe heroinë, nuk dua që të demoralizohesh kurr asnjëherë nga s’fidat që jeta të servir, janë të gjitha dhurata nga zoti, ai e di përse na s’provon.!

Ti di të përballesh me furtunat dhe rrebeshet e kohës…ti di të ndalësh lotin e zemrës…ti di të sjellësh diellin edhe atëherë kur retë e zeza e mbulojnë atë.

Ti je një hyjneshë dhe mbretëreshë në univers…ti je dashuria më e madhe e të dashurve të zemrës dhe të gjakut tënd…ti je një nënë, motër, grua dhe shoqe e mrekullueshme…ty s’të mungon xhentilesa, bujaria,paqja e mirësia.

Të lutem mos u mbulo me petkun e fajit, të gjithë bëjmë gabime në jetë nga rrethana nga më të ndryshmet dhe krijohet një situatë e komplikuar.

Asnjë në këtë botë nuk jemi perfekt, të gjithë jemi mëkatarë, nuk kemi pse të ndjehemi të paragjykuar, fundja jemi njerëz gabojmë, dhe nga gabimet mësojmë.!

E nëse sot jeni e ngujuar, rrethuar nga muret dhe kangjellat, ti përsëri e sheh qiellin dhe horizontin, sheh rrezet e diellit kur të ngrohin, gjithashtu edhe ata të shohin ty duke të të falur buzëqeshje.!

E dashur të lutem ditën bëje të shkurtër pa e ndjerë si kaloi një ditë dhe një tjetër, për aq kohë që je aty me shoqërinë që të rrethon, tashmë ju jeni si një familje e madhe së bashku. Keni krijuar marëdhënie të ngushta si motra dhe si shoqe shumë të mira.

Edhe kur të bie nata ti mos u tremb, bëhu shoqe me të ashtu sikurse unë që e kam miken më të shtrenjtë dhe dialogoj shpesh herë me natën kur më kap trysnija e mendimit dhe ankthit.!

Falja mendimet e turbullta hënës dhe yjeve të natës e mos i pesho mbi vete, lëre shpirtin të qetë. Hapi z’gavrat e zemrës që të flejnë yjet në të. Hape derën e shpirtit që hëna të lëshojë dritat mbi dhomat e sajë dhe paqja të qëndrojë në qënien tënde….

Ti zemër nuk je kurrë vetëm edhe ndonëse në ato dhoma ku ti qëndron ndihet era e ftohtë, boshlliku që s’të mbush as me fjalë e as me prezencën e mikeshave tua…Un jam me ty, të gjith janë me ty mos u paqëso me vetminë.

Aa” po mos harro që dhe zoti është me ty, për ty” me të gjithë fuqinë dhe bekimin e tij, ai të do shumë ashtu sikurse të gjithë njerëzimin paçka ne e lëndojmë pak atë, ai përsëri na fal është i mëshirshëm me ne, për ne” !

E di” të të them diçka !?…

Ti” je shumë e bukur, sensuale, e ëmbël, e fortë dhe shumë e dashur…unë të dua dhe të ç’moj shumë, por je ti ajo që duhet të duash më shumë vetveten.

Dashuria për veten është e përjetshme…mos e harro kurrë këtë që po të them.

Nëse nuk të kanë shkuar dhe as të shkojnë gjërat shkëlqyeshëm, ti mos u pezmato sepse shumë shpejt do të shohësh dritën e lirisë tënde.

Përgjegjësia e jetës të mbetet vetëm ty. Pra mos e kthe kokën pas që të shohësh dhe kujtosh dhimbjen e pikëllimin që të dha koha e shkuar, por përqëndrohu në të tashmen me shikimin drejt bukurisë së jetës duke u përqafuar me buzëqeshjen dhe krenarinë prej një gruaje të hekurt që nuk thyhet nga vështirësitë e jetës ajo ka etapat e sajë ku ne jemi në ç’do kohë me të” për të”….

Me kaq po e mbyll letrën time e dashur. Me shumë dashuri për ty. Shpresoj që një ditë të takohemi nga afër dhe të flasim me shumë mirësi.!

Të uroj gjitha t’mirat e botës o mike.

Të përqafoj nga larg. Me shumë Respekt për ty.!

Nga: Dava Begu.

About Post Author