Letërsia,“grotesku” i papërballueshëm i mendjes krijuese…Nga Spasse Thanasi


Letërsia,“grotesku” i papërballueshëm i mendjes krijuese…
( – Esse letrare)

………………………………Nga Spasse Thanasi

Letërsia mbetet tempulli i fjalës dhe mendjes njerëzore dhe është më e përçmuara ndër shkencat e emancipimit shoqeror e shkencor. Sakaq, e shkruara ka mbetur në derën e të varfërve, që nuk kursejnë as shpirtin !

Sot, si për çdo gjë tjetër të përjashtuar nga shpirti, budallenjtë intrigojnë fortë me çmimin e letërsisë serioze. Ata gjenerojnë mjaftë lekë dhe kanë s’kualifikuar penat e arta…Është kjo“e vërteta”,që nuk do gjykatë. Humbi leximi i librave….Humbi interesi i shtetit për artin dhe kulturën. “Butësi” që nuk kalon lehtë në kronikat e debatit për vlerat plot kulturë. Se shpirti ka “një peshore” dhe ne shkruajmë gjërat “lakuriq”…Mediat “ulërijnë” nga zemërimi !…
Po pyes drejtëpërdrejt Klinton Nesturin, a ndjen dhimbje kur shkruan ?
E quan “shkollë minore” emancipimin e shoqerisë shqiptare nëpërmjet lëtërsisë.Po, “grotesku shqiptar” i letrave u ngrit lart me penat e arta!..
Nga Rilindasit e mëdhenj me Naim Frashërin deri te tempulli KADARE. – Cfarë “budallëku” ka në vitrinën e letërsisë shqiptare kur vepra-monument “Gjenerali i Ushtrisë së vdekur” të Ismail Kadaresë u bë një roman i përbotshëm e i përkthyer në 33 gjuhë të botës ?!.
-Cfarë tepërimi mendor kanë fjalët e mbledhura në grykë si një lumë të publicistit Namik Selmani te “Mosha e Dashurisë”, ku ai në telajon e bardhë të Mangalemit shkruan : “Kalonte dashuria, që më tepër se të tjerët “sfidonte” edhe vetveten, por jo moshën e saj ?!…

Dy pamje letrare me ngazëllim të fortë në shpirtë, njera liria me “eshtra ushtarësh” në thasë najloni, tjetra me idealin lirik nga Berati.Në njerën “trokitje” në gurët e kalldrëmtë të qytetit, në tjetrën “kafe e mëngjezit” para Tomorrit ?!…

Simfonia përcjellëse e shpirtit është madhështore !. Me “Gjeneralin” Ismail Kadare është vetë zëri i Shqipërisë mijëvjeçare dhe e tejkalon llojin e romanit mbi luftën. Me “etyalin” lirik pranë lumit të “Osumit”, Namik Selmani mbetet vrullshëm përpara një “dige” në grykë të lumit. Si “kapedani i fjalës” ai nxjerrë në muzg “buzëqeshjen e përflakur” !…
Thuaj të mos shkruajmë letërsi….thuaj me zë të lartë “të shkatërrojmë” groteskun, duke mos shkruar aq bukur !…

Që nga Haki Stërmilli ‘Sikur të isha djalë”, si një roman opotezë e fuqishme artistike, apo dhe romani “PSE ?!” i shkrimtarit Sterjo Spasse që mbetet shekullor dhe deri te mjeshtëria bashkëkohore të prozatores Mira Meksi rrotullohet i njejti “ritual magjik” i ndjenjave të fjalës shqipe.Të mbetet në mendje“Anja”e romanit të shkrimtarit Ahmet Prenci. E ke si dramacitet në mendje romanin “Saga përtej Kontinentit” apo dhe “Viza Amerikane” të shkrimtarit Shefqet Meko. Një punë e frytshme realizuar në libra e romane me sfondin e vërtetë të jetës.

Sa vuajmë ne për të shkruar letërsinë e vërtetë ?!. Nuk ka legjenda më brilante se “bjeshkët me erë Drini”, as edhe vargje me “tempuj gjaku”, si balli i blertë i Kosovës !. Nuk ka “lavjerës më të qarkullueshëm” se sa romani “Thikat pa gjak” të Zija Celës ku të “palumturit e botës” janë zgjuar e flasin si “Halli i burrit”.. E thotë bukur edhe Halil Rama (Mjeshtër i Madh ) kur rrëfehet me frymën e universalitetit njerëzor : “Prova e hidhur mban dyshimin në zemër si “thikë pa gjak”.
Dhe në përfundim të këtij shkrimi letrar më futet në mendje “Heshtja gjer në klithmë” e një poete që “vishet me frymëzim” para letërsisë sublime :
⦁ Një fjalë më përcillet
Që vinte viteve si drithmë
Mes kohës së plagosur
Te heshtja gjer në klithmë !…
Nuk kam fjalë më tepër se kjo drithmë shpirti të poetes në vrullin letrar të kohës !….