LETRA DASHURIE TE ADOLESHENCES
(Një mikeje që s’ja dërgova kurrë)
Sa letra të kam nisur në zarfet e dëshirës
Letra të qendisura me fjalë zemre
I lexoja para se ti nisja, prush behesha fytyrës
Vallë a jan fjalët që pret njē zemër femre?
Herë merrja citate dashurie nga të tjerë
E herë vargje merrja nga poetë të shquar
Shkruaja dhe vetë e i lexoja dhjetëra here
Se mos ndonjë fjalë ka për të lënduar.
I shkruaja fjalët, i fshija, s’më pëlqenin
S’më dukej se ishin fjalët që duhej
Nga turpi a frika se letrën më gjenin
Se grisja, flakën i vija, ashtu tē shkruar.
I perzgjedhja fjalët të ishin si frutat
Të pjekura, të ëmbla, erëmirē
Të vinin te ty, si te lulja fluturat
Me shpresën se i prisje me dëshirë.
Eh sa letra mbusha me ato fjalë zemre
Por asnjerën s’arrita ta sillja në dorē,
Ishin vitet kur i besoja thellē një ëndrre.
Ti shkruaje një vajze duhej jo thjeshte leter e bojë
