Më kujtohesh gjyshe,
Kur ti letër shkruaje,
Edhe shkrimi dridhej
E lexoja letrën
Me lot malli në sy,
Shkrimi yt i dredhur
Dridhet para syve t’mi.
Mosha të ka rënduar,
Fuqitë t’u pakuan
Duart tua dridhen,
Edhe duke shkruar.
Gjyshja ime shtrenjtë
E dashur shumë ,
Shkruan për nipa e mbesa,
Sepse i do shumë .
M’i jep duart tua,
Të lodhura t’ju marrë erë,
Sytë e tu t’venitur,
Fytyra prap të qesh.
Flet e qesh me mua,
Disa herë derdhë lot,
Në sytë e mi je lule,
Mete e qeshur edhe sot.
Të kujtojme mall,
Dhe shumë dashuri
Letra jote gjyshe,
Më mbeti kujtim.
Sa Herë të kujtoj,
Sytë më mbushen lot,
Vetëm letra jote gjyshe ,
mua më ngushllon.
Besa Januzi-Rexhepi
16 nëntor 2023
Michigan!