Letra e shkruar!!-Natasha llia Çuro


Të shkruash është nga zoti dhunti,

Lind me belbëzimin fjalën e folur,

Në kartë shkruan çfarë sheh me sy..e di..

Për kohën, njerzit,ngjarje,çfarë ka ndodhur..

Shkruan dhe fjala formohet, nuk bëlbëzon,

Pena shkruan zemra shkrihet bëhen një, ndjen,

Syri vështron, zemra frymon, pena vargje reshton,

Për gonxhen e lules që çel për bletën që thith polen…

Ç’të shkruajë ç’të meditoj poeti ndonjëherë,

Si bën dora të shkruaj për një fatëkeqësi..

Për një fëmijë që vuan e pa prindër e i mjerë..

Për dhunën,krimin që mbyt e vret në shoqëri..

Fjala e bukur i ngelet në zemër,

Pena mbledh shkronjat i bën vargje të bukura,

Mbush fletoren me vargje si lëshon bima kërcellë,

Vetë poeti gurit,drurit i jep jetë,i ngjit yje flutura ngjyra.

Fletorja e bardhë mbushet me figura..

Krahason, etiketon ,metafora përsosje në shkrim,

Në fletëoren e bardhë, majë e penës ngjyruar..

Hedh shpirtin e tij të pastër, fjalë pa mbarim…

Autore:

Natasha llia Çuro Greqi