Letra e ushtarit-Fatmir R Gjata


Fatmir R Gjata

Vështirë e kam të të pushtoj,

të puth buzët njëherë

Më lehtë na qenka një betejë,

me këmbë e dorë prerë

Më lehtë pushtoja një kështjellë,

se gjirin tënd të fryrë

Armiqtë janë gjithmonë aty,

i sheh dhe në fytyrë

Por para teje sytë i fsheh,

e ndihem pak fajtor

Kur të shoh flokët përmbi ballë ,

e bëj ti prek me dorë

Betejat kurrë s’më frikësuan,

kështjella mposhta prapë

Por per betejë të dashurisë,

ska shpatë edhe azapë

Ka vetëm endje të pashpresë,

të shkruar në ferman

Paçka se jam ushtar i thjeshtë,

edhe nuk jam sulltan

Se lufta qenka kaq e lehtë,

të le herë plagë në gji

Por ato mbyllen e shërohen,

s’janë plagët që le ti

Ato s’më zhduken asnjëherë,

po hapen në të gjallë

Sa herë të shoh natën në ëndërr,

sa herë të shoh përballë

E frymë më ndalet pa kuptuar,

e frika nis më mer

E nis pushtoj tjetër kështjellë,

në radhë me jeniçerë.