Letra në sirtar-Ymrije Beqiri


E vendosa një letër në sirtar

Letër kurrë të pa lexuar

Eh letrën e mbuloj pluhuri

atë kohe atë letër të bardhë

Pa laps e kisha shkruar

E kisha shkruar si një gravurë

Bërë me një copëz thëngjill të zi

Krejt ndjenjat çka pata i lash aty

Ato ndjenja që pata për ty

Kurrë letra në dorë nuk të ra

E mbet e pluhurosur në sirtar

Nga myku i kohës e vjetruar

Letra e lagur mbeti e palexuar

Letër mykur mbeti në sirtarin e vjetër

Aty Ku e lash për ty njëherë

E nuk doli askush të ta sjell …

E as nuk me besove ti mua

As unë ty kurrë nuk të zura bese

Letra e palexuar mbeti ne sirtar

Ne të dy e lam njëri tjetrin n’harresë/