Letrat e nënës-Besa Januzi-Rexhepi


Besa Januzi-Rexhepi

I shpalosa letrat tua nëna ime

me shumë mall e nostalgji?

dalngadal i lexova më shumë mall,

Shumë e çmuar nënë je ti,

Aty gjeta një thesar,

Të çmuar me shumë vlerë.

Nuk të mjaftoi telefoni

nuk të mjaftoi “skype”,

Mi dhurove edhe këto letra,

Ka kohë që i ruaj kujtim nga ti,

si gjënë më të çmuar,

me vlera shumë!

Shkuan dymbdhjetë vite,

që nuk je më nëna ime,

por unë të kam këtu,

në zemrën time të mbaj,

Bisedoj nganjëherë me ty e çmallëm!

Në këto letra nënë,

shprehe ndjenjat tua,

Dashurinë që ke për mua,

Këto ndjenja dolën nga shpirti

e zemra jote e mira nënë,

Mi dërgove mua, vajzës tënde!

Këtë thesar me vlera shumë,

Do t’i ruaj në kutinë e kujtimeve,

derisa të vij edhe unë te ti,

Të dua shumë nëna ime e mirë,

do të kujtoj me mall e dashuri!