Letrat-Mimoza Ajdhoni


Kam kohë që s’të shkruaj letra si dikur,

si atëherë, kur mallin derdhja në vargje,

ndonëse lumenj fjalësh kam për të thënë,

një digē të hekurt kam ngritur për to.

Jam një zë i mekur që tinguj nuk nxjerr më,

mendimet bërtasin, mbytur psherëtimave,

vetja ime rëndë vetveten dēnon,

shpirtin të shkarkohet vargjeve s’e lejon.

Ky shpirti im si qielli i dimrit me vranësira,

ku retë e egërsuara pritë i ngrenë shiut,

çirren, ulërasin fjalët që ngelën pa thënë,

buzët prush vajtojnë, për puthjet që ngelën pa dhënë.

Kam kohë qē s’të shkruaj letra si dikur,

por ti mos u tret në shekujt e pritjes,

kur malli për mua dhe shkrimin tim të të marë,

do më gjesh në ato, që shpirti yt ka fshehur nëpër sirtarë.

-Μ.Μ.Α