
Letteris Papadhopullos
Mbill dy puthje
(ΦΥΤΕΨΕ ΔΥΟ ΦΙΛΙΑ)
Mbill dy puthje në t’ harruar gojë,
Braktisur dashurisë prej kohësh
Mbi baltën shkrumb do të lulëzojnë
Dy pika lotësh, dy pika lotësh.
Të ëmbëlën rri e mbill pekule
Tek një djalosh jetim ,fatnxirë
N’ errësirë dielli do çelë lule
Mbi muzg të nxirë,mbi muzg nxirë.
Një zemër përmbi borë mbille
Vendeve që shkretuar rrinë
Do të lulzojë një dallëdyshe
Për njerëzinë, për njerëzinë.
Shqipëroi nga origjinali: Lefter Shomo