Lexoje atë-Barie Çupi 

Lexoje atë.

Lexoje atë në falenderimet e para,

në ajrin e freskët e të lagësht,

pyetjet dhe malli i valë,

aty ku vetmohet e merret me veten,

të gjithë e shohin përballë,

por askush s’ia vëren ndodhitë,

fati në heshtje shkruhet çdo ditë.

në petale trëndafilash,

enden ngjyrat që gdhendi,

në ujin që prek gjithçka,

udhëton e përplaset brinjësh,

pas çdo shkëmbi,

në krahë fluturash kur ulet e pushon,

zëra ia kaplojnë shpirtin,

si një përjetësi,

zjarri nuk e djeg,

stuhia s’e rrëzon,

një meditim,

një simfoni,

zhurmë apokalipsi.

s’është prekja,

as mungesa,

as zhgënjimi,

ende hëna i qeshet,gjer në rrezeagimi,

buzë lumit lozonjare,lahet prap fjal’e saj,

si takim i bukur perëndimi,

me kohën në pafaj.

zgjohet njeriu,veprimet kur lexon,

jeta zhvishet e thotë:-përse s’më kupton,

ngushëlluese fjalët,

magjike,

ti përse lyp diell,nëse kërkon hije.

edhe ëndrrat

nga arti i fjalës mos i ndaj,

kur dhe heshtjen të lexosh,

je përsosur pasandaj.