Lexova Dritëroin-Vilson Mersinllari


Shfletova dhe lexova edhe sot përsëri

vargje të poezive,të të madhit Dritëro

udhëtova me vargjet,nga jugu në veri

me poemën-Nënë Shqipëri-udhëtova ngado.

U zhyta mes fletësh dhe faqesh,si asnjëherë

vargjet e tij,tutje nëpër vorreza më çuan

kur nuk shikoja veç tjetër,gurë dhe mermerë

dhe njerëz nëpër vorreza,që mendimet mi zgjuan.

Mirë e shkruan poeti,pse qajnë këta njerëz vallë

prindrit nuk erdhën ti shihnin,sa ishin gjallë

nuk erdhën t’ju shërbenin,ti lanin prindrit kurrë

tani lajnë dhe shplajnë çdo ditë,mermerë dhe gurë.

Më pas lexova disa vargje që shkruante për një qen

ku i madhi Dritëro i thosh,qen pse dole nga ajo derë

të shtypi me me makinë,një monstër një derdimen

këta po shtypin njerëz dhe jo ty o qen i mjerë.