Libri i ri haik:”Det i dehur” i shkrimtari Robert Shkurti


Nga libri me poezi haik ” Det i dehur”. Ky libër do të jetë në pikat e shpërndarjes së shtëpisë botuese Toena. Të apasionuarit pas kësaj poezie te veçantë do të mbeten të kenaqur. Po publikoj disa poezi nga ky libër.

*

Zemrën e ngrirë

e shkrijnë buzët e nxehta.

Akullshkrirëse.

*

Me veladon prifti

mbuloj krimet e shenjta.

Mëkate moshe.

*

Në gjyqe ndjenjash

zemrat vuajnë dënimin.

Burg pa zinxhirë.

*

Brengën e dhimbjes

ma pohove nga Parajsa.

Natën në gjumë.

*

Natën në shtrat

hëna më var kokën e saj.

Medalion mbi gjoks.