Libri i ri i autores Brixhilda Dede:”Sekretet e dashurisë”


Miq të nderuar doli nga shtypi libri im i ri “SEKRETET E DASHURISË”
SHTYPJE Laura Morea Ariona
KOPERTINË Pavlina Dede
REDAKTIM Elda Kuvarati
PARATHËNIE Ylli Koxha

PARATHËNIE
Poetja BRIXHILDA DEDE, vjen pranë lexuesit me librin “SEKRETE DASHURIE”, me një cikël krijimesh letrare, në poezi, prozë,
tregime, ese. Në këtë libër, autorja na dhuron një krijimtari letrare, të bukur, me botë shpirtërore të pasur, me frymëzim dhe realizëm.

Tematikat dhe problematikat që trajton, janë të larmishme dhe të shumëllojshme. Idetë dhe mesazhet vinë nga historia, nga lashtësia, në ditët e sotme, nga jeta reale, nga aktualiteti. Tashmë një poete e afirmuar dhe e talentuar, shkruan me art poetik letrar, me stil unik, të bukur, emocional dhe me realizëm.

Vëndin kryesor në këtë cikël letrar e ka poezia, ku vjen bukur, ëmbël dhe rrjedhshëm dashuria njerëzore, romantike, dashuria për jetën, për natyrën, dashuria për Atdheun, vendlindjen, me të gjitha kujtimet që ruan në kujtesë.

Me shumë frymëzim, me shumë pasion, me shumë dashuri dhe emocion, udhëtojnë bashkë, ndjenja dhe shpirti, imagjinata dhe fantazia, ndërthurja e shpirtërores dhe reales. Në vargjet e thurrura me mjeshtëri, elegancë, me figura të shumta letrare, me frymëzim, shprehin, jo vetëm magjinë, ndjesinë dhe aromën e dashurisë, por edhe peripecitë, brengat, mallin, trishtimin, dhimbjet që shoqërojnë këtë forcë të madhe jetësore.

Në vargjet e poezive, gjithashtu ka dhe shumë imagjinatë, ëndrra, melankoli, romantizëm, me mesazhin e dashurisë së vërtetë, asaj hyjnore. Sa bukur i këndohet natyrës duke e pikturuar me vargje poetike dhe duke i dhënë një panoramë magjike, çdo bukurie që natyra i zotëron. Të gjitha përshkruhen me ndjenjë, ku merr jetë dhe freski natyra, ku merr kënaqësi shpirti.

Stilistikat e përdorura, të tërheqin këndshëm, për të zbuluar kuriozitetin artistik letrar dhe për të mësuar mesazhet dhe domethëniet. E bukur dhe plot pasion e mall, vjen dashuria për Atdheun, për vendlindjen, për Korçën ku u lind dhe u rrit autorja. Me sa mall dhe dashuri e përshkruan këtë dashuri, më e madhja nga gjithë të tjerat.

Kujtimet e bukura, nostalgjia, çdo çast, të lumtur në vëndlindje i japin forcë, motiv, e mban të paharrueshëm Korçën dhe Atdheun e saj. Por edhe për vëndin ku ka emigruar, ku jeton dhe punon, nuk mungojnë mirënjohja, për të cilën ka shkruar vargje, për natyrën e bukur, për detin, për njerëzit dhe miqësinë.

Me shumë ndjeshmëri shpirtërore dhe njerëzore. Me dhimbje, trishtim, keqardhje. Me solidaritet njerëzor. Me vargje poetike të thurrura, bukur, me art që të japin shumë emocion, përshkruan pasojat shkatërruese dhe me humbje jete të shumta nga fenomenet natyrore, si tërmeti në Turqi dhe Siri, zbaticat në Venecia, aksidenti fatal i trenave në Greqi. Të gjitha këto, na përcjellin mesazhe të fuqishme dhe mbresëlënëse.

Një tentativë shumë premtuese dhe e bukur i poetes në prozë, na dhuron me disa nga tregimet e saj. Këto i rrëfen me thjeshtësi dhe modesti, me gjuhë letrare tërheqëse. Me realizëm në formë biografie trajton fillimet e para, pas mbarimit të shkollës, për përpjekjet dhe dëshirën e madhe për punë dhe vështirësitë e mëdha pas ndrimit të sistemit.

Shumë tregim i bukur, Emigrant. I shkruar me ndjenjë dhe realizëm. Kushtet e vështira, sidomos ato ekonomike, janë pasojë e emigrimit. Në përballje me vështirësitë, kërkohej guxim, vullnet, kalitje. Me shumë art vinë të gjitha këto vështirësi, në një vënd të panjohur, pa ditur gjuhën, pa ditur zakonet, por me një shpresë dhe besim, për një jetë më të mirë në dhe të huaj. Shumë tërheqës prezantimi i jetës të vështirë në emigracion.

Me shumë realizëm vinë edhe disa tregime me tematika të ndryshme sociale, si autizmi një sëmundje mendore e rëndë dhe shqetësuese, e cila kërkon vëmëndje, dashuri dhe përkujdesje të veçantë.

Angjeliki, një temë sociale e trajtuar me shumë efikasitet, duke trajtuar bukur problematikat, se si të bëhesh njeri më i mirë, si të reflektosh për një karakter me vlera njerëzore, si të krijosh raporte të drejta dhe korrekte, në sjelljen me njerëzit.

Shumë tërheqës, rrëfehet një tregim me historinë e një vajze që mban një jetë, në qënien e saj njerëzore, pa ditur kush është babai i fëmijës. Shumë emocionuese, shumë e trishtë, me shumë peripeci, por shumë mbresëlënëse, kur fati i buzëqesh, duke krijuar një familje të lumtur.

I dashur lexues! Shpresoj të gjeni emocionin dhe kënaqësinë në këtë cikël krijimesh letrare, të mrekullueshme, të gjeni bukurinë e fjalës, të vargut, të dashurisë për jetën, për njeriun, për natyrën. Të gjeni mesazhe për vlerat njerëzore, për vlerat shpirtërore. Njeriu ka një jetë. Atë ta jetojë me dinjitet, dashuri dhe ndershmëri. Lexim të këndshëm!
ME NDERIME YLLI KOXHA !

About Post Author