Libri im-Ferit Toma


Mora një libër unë të lexoj

Fletë për fletë atë shfletoj

Ndonjë fjalë kur nuk kuptoj

Me një laps atë e nënvizoj.

Fjalë të reja me nënkuptim

Do i kërkoj mamit shpjegim

Sepse dua të mësoj shumë,

Dua të bëhem i zgjuar unë.

Mami nis të më shpjegojë,

Të gjitha fjalët do i mësojë

Duhet të kem shumë vullnet

Këto libra na duhen për jetë

LIBRI

Lozim qeshim të gjithë tok,

Lojën kush ne na pengon?

Librat shkoj i marr me vrap,

Lojën po e ndalim pak.

Libri thotë mirëse vjen,

Lulet kemi këtë herë.

Lexoj fjalën pa gabim,

Lulet nisin gjelbërim.