Librit i linda në duar,
të qarat e të qeshurat e mia i mbushën krahët,
u rrita shtrirë faqesh në gjoksin e tij,
më deshti, siç dielli tokës i ngroh damarët.
Libër je ti…
natyrë e lehtë je,
forcë e mendjes që guxon,mban,
unë u rrita e u përkunda momentesh tua ëmbël,
pështjellim gërmash të arta,që ngrohin si jorgan.
Librit i linda në prehër,
më ushqeu fjalësh qumështore,
dhe freskia e mëngjeseve të mia iu bë mike e zemrës,
u rritëm duke gdhendur ditën në faqet e sheshta,
se lamë njëri-tjetrin në sirtarin e harresës.
Libri je ti…
telajo e ëndrrave të mia,
që më zhyt të zgjedh ngjyrat
e të pastroj ndryshkun e kohës,
myshkun e rrugëve zënë cepash nga lotët,
kërmat e gjalla dalë nga kutia e Pandorës.
Je ti libri…
smeraldi je,
që bashkë u puthëm buzëqeshur
me shpirtin e lirë,
me krahët tejzgjatur përtej universit,
shtrirë pëllëmbësh po të mbaj
gjersa duart t’më jenë mpirë.
Krijesë e lartë ,e zgjuar,
nevoja e dritës kërkon ty,
të luftosh më marrëzitë e kësaj bote
të vetëkënaqur,
të udhëhequr errësirash në blasfemi,
duke u rrotulluar bukur sferash,
refleksi i jetës në fuqinë tënde transparente,
ka emrin libër…pasuri📚📚📚
//. //. //. //. //
Në këto ditë të fundit tetori pas shumë aktivitetesh si “Muaji i Letërsisë” zgjodha të përshëndes me këtë poezi gjithë adhuruesit e librit…krijues,botues,njerëzit e nderuar të letrave shqipe,por pa harruar fëmijët dhe të rinjtë të cilët duhet të mos e harrojnë librin,edhe pse jemi në kohën e virtualizmit…
…të regjistrosh në memorie do të thotë të marrësh informacionin nga një libër…Duajeni librin 🙏🇦🇱📚📚
