Lidhja është gjallë-Jashar H Selmanaj


1.

Rrezja e dielli mbi Prizren bjen

Mengjesi në Shkelzen agojë

Koha e lidhjes afrohet e po vjen

Më vargje nga gjumi popullin ezgjojë.

2.

Më gjak të kuq toka u ngjyros

U pjeken në prush zëmër e shpirti

Në Kala ka hyrë djalli më ëmër Soros

Në Prizren flamuri ynë shendrit.

3.

Jehon zëri i trimit Jakup Ferit

Gakun tënd unë kurr nuk e fali kosovë

Thrret zëri i Ymer Prizrenit e Avdyl Farsherit

Sot varri i Sylejman Vokshit gjëmonë në Rugovë.

4.

Kryeqytet i shqiptareve është e mbetet Prizreni

Ah, kushtrimi vjen nga Lezha e Gjergj Kastriotit

Teuta e Agroni luftë shipe në kokë serbit bjeni

Çerçiz Topulli e Ded Gjo Luli në flak të barotit.

5.

Rrufeja me flakë shkrepi mbi trojet e shqiptaris

Më kohë plaget e Gjergj Elez Alis renkojnë

Loti nuk ndalet në zjarr digjet toka e Çamëris

Në gjashtë shtete tokat e Shqiperis i coptojnë.

6.

Zgjohuni shqipet e malit të At Gjergj Fishtes

Shqiperi krenohet për gjak të vet Elena Gjika

Të pershendet Fan Stelian Noli prej Amerikes

Thirrje per kushtrim Enver Hadri nga Belgjika.

7.

Evropa e kush tjetër Rusi e i biri i Shtriges

Flaka e tymi shkon deri të kanina e Vranines

Atje flasin më zë eshtrat në varr të Ker Mikiles

Ah, e kishte vra trimin në pa besi zogu i Shkines.

8.

Lidhja është gjallë në vargjet e bukura të Naimit

Trembëdhjet Fiset të mblidhen në malet e Hotit.

Mos e ndaloni pushken të jehojë zëri i kushtrimit

Atje ku është gjaku më i paster i Gjergj Kastriotit.

9.

Më zërin tim bubullim popullin dua ta zgjojmë

Prizreni të bëhët kryeqytet i kombit Shqipetar

Ka adhë koha të gjithë botes mbarë të i tregojmë

Lidhja është e gjallë e kerkon bashkim Kombetar.