Liliana Baçi:Ç’po cicërojnë në kor e jo vetëm ndër degët e një qershie


C’po cicërojnë në kor e jo vetëm ndër degët e një qershie po gjithkund në këtë parkun poshtë dhomës sime të gjumit që sheh nga veriu.Nga guzhina dëgjohen nën çati e janë zëra solist.Këtej s’po pushokan.Sinfoni !

Në fakt ky krahasim është bërë boz , thoshin dikur në kohën time të rritjes..Si t’ua krahasoj ëmbëlsinë e krijuar !

Ta spërkas akoma , do ju veli adhurimi.Një e lehur qeni ju fut në mes pa qëllim.E njoh e kujt është . E Willit.Këta qentë e vegjël në staturë janë grindaveca të mëdhenjë.Kanë një zë dhe në gëzim dhe ankim që të mpijnë veshët sa duket dikur shfrytëzojnë gjithë energjitë, e gjithë reagimin.Ndoshta, mendoj unë ,vetiu duan të mbrohen, sepse ja p-sh Kida ime që bën pjesë te trupat mesatarë i sheh e bën indiferenten – ose studion tjetër strategji për të mohuar moshën e saj tashmë të vjetër.

” I duken si kokra ulliri” them unë.Po ç’leh dhe kjo e imja.U bë 11 vjeçe e akoma se di përsenë aq të shpeshtë. Me siguri komunikon , po ka një mënyrë…

Më fut dhe në sherr rrallë herë.Bën si garipe kur i leh ndonjërit që nga largë.Se ç’ka!.Unë e lidh se kështu duhet.Mbase dikush dhe mund të jet alergjik, tjetri i ka frikë vërtetë.

Më trima me lezet janë fëmijët.Duan ti përkëdhelin.Marrin leje për ti prekur pasi pyesin për emrin. I shohin kafshët si të barabartë me veten në padjallëzitë..Karshi skenave të shpeshta të tilla mbetem e mallëngjyer.Si munden them që nuk e njohin ndryshueshmërinë. Si mundet që me rritjen u mer formën e racizmit, përçmimi e

shmangia. Si?! Pra jemi ne prindërit që i modelojmë të qelibartën e tyre të lindur duke i ngjitur antivlera të pashlyera më vonë : Diferencimin pa diferencë.

Unë dua të më rroj besimi që një ditë kjo bukuri do të rifillohet në lindjet që do vinë.

C’po vazhdojnë cicërimat…. në këtë rast nuk po mundohem t’ua shqipërojë poezinë harmonioze sepse më pret dita ku rifillon puna.

About Post Author