Liliana Shkodrani Baci


E mira mike e blertë si pranvera mezi pritur.Dhe se njihemi nga largë ki parasysh që për mua filli i miqësisë me dy emërtime më është i hollë i hollë më pak se një filispanjë – Ka qënë gjithnjë përpjekja ime
herë si heroike
herë kritike fshehur pas” jo shqetos” se sdo ish poezi e metaforë
herët më të shpeshta lirika çelur si lulëkuqe në dëborë këmbënguljen në dashurinë pa rreshtur për lavdinë gjuhës sonë.Vajtja pas thëmbrës së saj mua më është pasion.Më ngre shpeshë nga gjumi
më ndrit shpeshë haretë
më ngazëllen me cipën e ndonjë rrokje të re
e unë i shërbejë
e e dashuroj më tej
i rri si Geishat me shërbesën në sini në dorë.
Sapo mbaroj misionin , unë shoh sytë e alfabetit që më në fund si i çliruar më falenderon e me kaq lodhja ime dhe gjumi ikin në arratinë e ishullit më të lumtur atë të gjuhës tonë.
Atë që Shqipërinë e bëri që bota ta njoh.
Atë që martirët ndonjë syresh edhe i harronë.
😁😁😀😀

Një mikja ime që me të drejtë më emëron mike virtuale në thonjëza e cila quhet Dhora Cuni pasi lexojë dhe sot si çdo shkrim timin si poetik dhe prozë nënvizonë me simpati e krenari po dhe me dhimbje për si dëndur gjuhën tonë po e shpërdorojnë sidomos me zëvëndësimin e saj me fjalë të huaja.
Gëzohem që NUK JEMI PAK QE KETIJ MERAKU I MESHOJME, e ju përgjigja.Menjëherë mendova ta bëj më të zgjeruar falenderimin dhe Per ju miq që jemi jo pak që meraqet tok na qajnë e që më jeni të shumtë që shihni tek unë këtë “frikë të pandërprerë”.Fsleminderit Merita Çyrbja LuccoIlmi CaniIrena DonoRiza PajollariMirdash PupaFadil Fetahu etj..etj..

About Post Author


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.