Liljana Baçi:Adrianaaa


Adrianaaa

Në muzgun e thatë të një gushti

dy fitimtarë të ndeshjeve të boksit

muarnë uratën e një tifozi plak..

Qepalla- ua bëri , e u pështolli tyret pëllëmbë në t’tijën si pllakë granili dyshemeje.

Përdrodhi mustaqet pipëz kur u tha- Djelmosha – ju jeni fitimtarë të këtij hobi gjithë gjak,

ejani të ndezim ovacionet e të pim sa të bëhemi tapë.

Tymi të na shkojë aty ku mblidhen fitoret

e ku turpet struken në faj.

Djelmoshat s’muarrë vesh për ç’bëhej fjalë

e në përgjigje përmëndën lodhjen që mbajnë.

E ç’lodhje o çuna me muskuj sërë- sërë

e sytë flirtuar me etjen për famë

mund tu mbajë shtatin lakmuar nga vajzat që ju ndjekin pas hijes e ëndërrojnë hapat mbetur në vënd të fituesit me nam që thërriste-Adriaaanaa!; — Këto të sotmet s’janë as Adriana

as si juaja e imja mama- Këto të sotmet ju qepen për tu gdhirë me erën e marrë të çastit pa ideal…

….Se ..ja, T’ju kallëzojë mo djelmosha- kur qesh sa ju e boksier me nam, më rrinin pas gjurme tërë cucat

e sapo më vunë prangat si reaksionar

ato më , jo vetëm që si pash , po më çorrën dhe lavdinë fituar me thonj e gjak…e portës së gjyqit than që isha maniak seksual

– Krenarinë ma dënojë vjedhja e shikimit të botës mbarë- Aty humba lirinë…

… veten humba me tërin tim pafaj .

Aty humba zgjedhjen që mos qaja.

Aty fitova zgjedhjen që nuk kisha pse të shkoja..

Aty ..s’ bëra pjesë në peisazhin sterrë.

Ato të virgjërat që ua bënin zap kush shkelte parimin e rrymës

e mua më nisnë në Spaç

jo vetëm që s’i pash

po më çorrën…ma çorrën nderin fituar me jetë

e portës së gjyqit than që isha maniak seksual.

Mua më lanë në Spaç !

Ato bredhin shtigjeve dajak më dajak.

About Post Author