Gruaja që do koralet
‘isha në gjëndje ti bija as një grusht asaj bufes aq esmere nga Mali.Kish tule në çdo pjesë të shtatit.Turbanin mbi kokë e kish hequr.Në vesh i rëndonin vëthët në formë kokë gjarpi.Fustani me lule të mëdhaja e gjethe sikomoro ,tipike e basmave të Afrikës qëndrore i rrinte ngjitur pas trupit e kur e ndoqa në ato pak hapa ajo u pengua e ju shkep si nën sqetull dhe mbi mëngë.Aty e ndala.E të mendosh afër ish një statujë me dru blini të cilën mund ta përdorja për t’ja bërë kurrizin më të butë se barku.Ishte vetëm me një vajzë gjithë kaçurrele e buçko si ajo.Të tjerat ja mbathën sapo më panë.S’dija si rrihet dikush me grusht,si mbyllej e si gjuhet mbi trupin e tjetrit.

Po më rri në një cep të qënies parimi që është shumë e madhe dëshira për ta mbajtur vetëm në zëmër që mikpritja është tabakaja plot urime për mirëseardhjen.Pra si një sportel korrekt në të kryerit detyrim të tij.
Po ajo kish hyrë në shtëpinë time për të vjedhur.Nuk ishte vetëm !.
Ishin tre gra, kunata mes tyre e me tre fëmijë të vegjël që ishin të pranishëm në aksionet e tyre për të përvetësuar mallrat e të tjerëve e me to dhe një fetë të majme të së kaluarës së tyre , të së tashmes e të së ardhmes.
Zotërojnë padrejtësisht jetët e të tjerëve pa pyetur që mbjellin një trishtim dhe sidomos frikë.Po ato eksperiencën e fillimit të këtij misioni e kishin nisur me kohë siç më tha prokurori i çështjes kur i njoftova për këtë dhunë në banesë.Po të isha aty si do ndodhte? Ctrëmbje do kisha në trup ,në sy? Do mpihesha? Do vdisja mbase!
Pse të vdisja unë që dua koralet.Pse të vdisja unë që dua të jetojë në ishuj.Pse të vdisja unë që kam intuitën si të bashkojë mijrat parandjenja për të dashur ç’është e gjallë dhe e vdekur .Pse sot që jam e madhe në moshë të përhumb në materien e forcës së dashurisë.
Ndoshta ndonjë në heshtje më akuzon që jam manjake e dhëmbshurisë? E atëhere bujrum sharje, bujrum dhe ti akuzë.
Nuk e mësova këtë ndjenjë në gjuhë dialektore as në manualet mjekësore.
Ma mësojë shpina e përfilljes,kjo hakmarrje e butë në emër të të dobtit, të të pafuqishmit sidomos kur kërkojë një më dy : “Një kafe të lutem”.
Në atë filxhan ka një mbyllje të të ndierit cila jam.
9: 40..e shtunë 28 Nëntor 2020