Liljana Shkodrani Baçi-Fustani i kaltër


FUSTANI I KALTER

Sofia ishte nënpunëse në zyrën e rasteve denigruese dhe njëkojësisht muzikante.Në privat jep leksione të pianos studentëve me ambicjen për të qënë profesionistë të fushës muzikore.Në ndryshim me atë që Sofia kish zgjedhur të bënte në jetë.Profesionin si muzikante ajo e deshi po i jati kish ngulur këmbë për një karrierë më konkrete e i m gj th dëshirën që Sofia kish patur i jati arriti të realizojë projektin e tij për të bijën.Ndërkohë kanë kaluar dyzetë vite.
Sofia po plaket po me një fisnikëri karakteristikë të saj.
Një ditë jo më largë se javën e kaluar e hasa në butikun modest dhe të përzier me mallra gjithë llojesh të znj Mita.U futa për të blerë bar mole se pash në një pullovër timen gri që nuk mbahet mënd që kur e kam , po më pëlqen dhe se e vesh rrallë që ishte plot vrima të vogla si të grira imët.
Shoh Sofien që po fliste më shumë me sy me një fustan varur në anën e djathtë të vitrinës nga ku shihej që jashtë.Fustani ish material lino e mëndafsh.Ish model i thjeshtë pothuaj klasik si i kohës së mamasë time.Me jak të vogël me cepa e me katër kopsa deri në mes.Mëngët e shkurtra ishin të veçanta.Më të shkurtra se zakonisht e me një prerje në mes ku ish vetëm për zbukurim një kopsë si e fustanit po më e vogël.Nga ç’pash nuk kishe ç’ti thoje bukurisë modeste.Kishte një thjeshtësi aq dinjitoze ai fustan , po këtë konkluzion të paktën unë nuk do e formuloja nëse nuk do ishte Sofia admiruesja dhe kandidatia e blerjes.Mua më ndodhë që ky difekt të më rri i pandashëm në zgjedhjet si materialet po edhe në influenca të tjera si ato të blerjes së ushqimeve po edhe në zgjedhjen e disave orendive apo rrugëve. Nuk i fsheh më dobësitë.Nuk lodhem duke i kacavjerrë pas origjinalitetit të munguar që dua ta reklamojë si individualitet timin.Nuk dua më e ndihem më mirë dhe me humorin po me shëndetin sidomos. Dukej që ai fustan ishte e një rrobaqepësie të lartë.Sofia e shihte pa e prekur.Shihte mëngët dhe dukej që maste me sy perimetrin e krahut e shihte për të krahasuar krahët e saj në hynin në to.Unë e pohoja me shikim admirues sikur desha ti lija të kuptonte që po mendoja si mundet mos ket ndryshuar strukturën po e po, po dhe linjën e përsosur të trupit.Sikur të më lexonte mendimet e mia që sytë i kisha në amballazhin e vogël të bar- molës ajo i tha Mitës. ” Mita më pëlqen aq shumë ky fustan e nuk ndahem dot po kam vetëm dyshimin se ka gjatësinë që më nxjerrë në pah difektin e pulpave të trasha e kaviljeve po ashtu”
” Ooo Sofia “, i th znj Mita, ” bukuria tënde nuk perëndon moj bijë.Je akoma të të hedhësh vellon”.
Sofia fillojë të ledhatonte me admirim fustanin me dorën e saj të hollë që e kalonte mbi të sa dukej aq delikate sikur kishte frikë mos e lëndonte.Pash që nuk kishte rreth floriri në gisht. Unë ledhatoja këmbënguljen e kuriozitetit në do e blinte Sofia fustanin po dhe si argumentonte dyshimet e qëndrimin përfytyrues fustanit në trup.
Pyeti Mitën a mund ta provonte të nesërmen se sapo kish dalë nga zyra e nuk mund ta vishte pa bërë dush.
“Po ti merre mos e lë të shpëtojë ky rast” , i tha Mita.” Eshtë i parafundit që ka mbetur” – Bile i vetmi për moshën tënde se tjetri është i gjatë deri në fund të këmbëve e ka ngjyrën bezhë në mjaltë.Me një fjalë i tha Mita është për çupat e reja jo për ne që na ka shkuar vapa me gushtin e m’i hodhi sytë dhe mua sikur donte të ndante reaksionin e batutës.-” “Epo mirë” i tha Sofia-” nesër në mëngjez do vi sa ta hapësh dyqanin t’i provojë të dy sepse më ngroh mendimi që ka dhe një variant tjetër, ai që më mbulon polpaçët dhe kaviljet që i kam pak të trasha”.
Unë dola prej dyqanit të Mitës me barin e molës e sapo më doli para syve një kosh mbeturinash e hodha me gjithë qese.

( Në fotografi – Sofia e re )

About Post Author