Liljana Shkodrani Baçi-Ju flas këtë të premte


Liljana Shkodrani Baçi

JU FLAS KETE TE PREMTE

Erdhi e premtia e nuk më jep entuziazëm si prag- fund jave. Më duhet të punoj sot deri në 19 . Nesër gjithashtu në punë, po gjende mirë sepse për 20 vite punova edhe ditë djele.Pas Jogës mbrëmë , mëndja më bredh mbi shtigjet e ç’do frike sidomos. Lutem shpeshë në qetësi për mos sjelljen e heshtjes së meditimit agresiv po sidomos atij me pritshmëri sepse shpeshë mbetem bllof .
Joga është vetëdije, thot ” mjeshtrja” jon sportive.E përsëriti dhe mbrëmë . Unë thash-” d m th , nuk paska lidhje me poezinë” që është pavetëdije .Pasi mbaruam e pyeta – mos shpreha mendimin me zë? -” Po” më tha ajo , po s’ka gajle ..Për mua s’ka e s’ka , se për fat që paralelizmat më rrin të pranishme.Po Joga është paqe , mendova duke u kthyer rrugës nën dritat e qytetit ku këmba më shkelte vetëm gjethet e rëna të vjeshtës. I telefonova mikes sime Xhamila , që ka javë nuk vjen në palestër po stërvitet on- line , se kur do rikthehet. Më premtojë që do vi javën e ardhëshme Xhamila- Grua me G të madhe. Me origjinë Merrokine që prej 35 vitesh jeton në Itali. Xhamila ” i thash ” Eja të të shoh progresin sportiv se kam vendosur që të të superojë për cilësinë, se në kursin e guzhinës ishte ti që ma kaloje”. Po 10 vite më parë ne të dyja ishim gjëndur në të njëjtin kurs guzhine . Sa e bukur është Xhamila! Trupi i saj i gjatë , i drejtë, flokët e zinjë mbuluar me shallin hedhur hijshëm , me dhëmbët si aktoret Hollivudiane që buzëqeshja ja shumonë lezetin , koordinimi i të folurit me buzëqeshjen bëjnë që ç’dokush thot” Sa grua e bukur” .Po Xhamila është dhe një mrekulli mike .
Takohemi rrallë , po shpeshë japim e marrim receta guzhine përmes mesazheve .Ajo ende i kujtonë shumë mirë mafishet që asaj i ish detyrë përgjatë kursit të pastiçerisë , ndërsa mua biskotat të quajtura” gjuhë mace” nuk më kujtohen. Për atë që bëja unë , ma kujtonë Xhamila .
Dje vendosëm të shkojmë në një manifestim për ti thën Stop violencës mbi gratë.
“Takohemi në orën e drekës” , i thash ndaj më duhet duke punuar të përkthejë në Italisht poezinë e mëposhtme për të gjitha ato gra që marrin guximin të mbijetojnë pas dhunës ushtruar mbi to.
Xhamila po të dojë le ta përshtasë në gjuhën e saj.Madje ajo i përshtat në frëngjisht më shumë e në anglishten folur bukur prej saj ..
STOP DHUNES

S . O . S .

About Post Author