Liljana Shkodrani Baçi-Ku e lash?…Ahh, te ; Vazhdonë….pra,


Ku e lash?…Ahh, te ; Vazhdonë….pra,
pse shoh dhe anën tjetër të medaljes në Shqipëri ? Të flasë për arritjet më ngrihet zëmra peshë si pupël, kur kujtoj rrugën Tiranë- jug për tre orë.Shmangien e qafës së Llogarasë , një përfitim kohe mjaft e çmuar për këdo..Rrugët bërë me kujdesin dhe vizionin e së ardhmes.Qyteti im Tirana- kaq ndryshim të gjithëanshëm sa përngjasonë pa zili qytetet Europiane.Shëtitoria e pafund rreth liqenit artificial që më ka qëlluar ta njoh mjaft mirë që në fëmini pasi kishim të sistemuar aty kampin ditor për fëmijët e ndërrmarjes ku punonte im’ Atë .Më vonë në shëtitjet me shokët e klasës e me këngë shoqëruar nga një kitarë. Më pas në përhumbjen dashurore si vënd”” i ligjëruar” për çiftet në pasion.
Akoma më pas me karrocat në dorë me fëmijët si të vegjël fare po , edhe më pas të cilët mblidhnin lule- dele për t’i bërë kurorë për t’mi vën mbi kokë si mbretëreshën e tyre.
Nuk kam favorin e një ” babai shpirtërorë”..I vetmi favor i ekzistencës sime janë dëshirat. Ato vin dhe prej ëndrave , e dhe se mosrealizimi i qëllon në fat, shija e provuar gjatë bluaries së ëndërruar është në një farë mënyrë lumturi e re.Këtu bën pjesë dëshira me dashuri dhe plane gjithë ankth e udhëtimit në Shqipëri.Një mekanizëm që prodhon padurim shijimi dhe mezi- pritje .Arrij, vëzhgoj, duroj, përpunoj perceptimet e hesht.Hesht se atë qas për mos nxierrien e konkluzionit .Nuk është momenti i tij ! Provoj takimet me të panjohurit , nëpër dyqane, varreza, plazh , restorante e bare e shpeshë kësaj here në autobuzë.Kapitull më vehte shoferët dhe fatorinot .Më qortonin pse hypja në portën përpara e zbritjen mbrapa. Rregulli është ai që praktikoj unë. Ata nuk pyesin për të , madje trumbetojnë prishjen e tij.
Shitësit e zarzavateve- M’lë rehat o zoje ; merre vet mallin….E m gj th gjeta shumë shpeshë ndërgjegjësim në aktivitet e vogla të biznesit .Jo në atë të shërbimit hotelier.Dhomës së paguar me çmim të kripur s’i punonin mirë çezmat( problem i takuar dhe i ripërtërirë pothuajse gjithmonë në këta 30 vite ) .Ndërrojmë dhomën për këtë motiv.Këtu nuk vinte uji në lavamanin e banjës.Ku të lajmë duart? ” Te dushi” përgjigjeshin zotërinjtë që bënin lajka pa ndërprerje.
Hëm… Familiarët që ishin me ne , më keq- TV nuk u punonte( as në dhomën tonë po ne nuk na interesonte) , Porta e prishur ( tonën e rregulluan , po për frigoriferin që nuk ftohte na premtuan për vitin që vjen…) Çmimet? Kur guzhina është familiare e shtëpiake pse çmimi është si restorantet pothuajse lluksoze?! Ka rregulla për këtë që kudo kan një status të ndershëm. …E m gj th, nuk u bëj apelin parave të shpenzuara që mund të mos ishin aq të bymyera po , po jap një opinion më distant.
Në Shqipëri mungon dialogu mes historisë dhe artit ,
mes natyrës dhe shpirtit individual.
Mungon pasioni mes humanizmit dhe disiplinës së detyrimit.
Mungojnë pyetjet e konkluzionet trumbetohen pa to vetëm e vetëm për kënaqësinë e të folurit.Pra mungon koherenca , gjë që i përket qënies humane po në jetën e përditshme ëshë absurde.
Ja , dhe për këto shoh dhe anën tjetër të medaljes në Shqipëri ….

…..vazhdonë……

About Post Author