Liljana Shkodrani Baçi-Unë vë bast që nuk ka shqiptarë të tillë


UNE VE BAST QE NUK KA SHQIPTARE TE TILLE

Të pushoj pak në sallonë? tha ajo e nuk priti aprovim.Fundja ç’i duhej.I dhimbte mezi se kish pastruar sobën që nuk e ka xingato po inoks.

Eshtë e mrekullueshme kjo Ilda , mendova unë.Nuk njeh turpin për çrregullin, as për bluzën që e ka të grisur sikur ja kan shqyer qentë në bërrylë.

Po s’ka faj, është plakë.Sapo i bëri të 92/ at.

E njoh që prej 22 vitesh.Ja njoha për shumë pak kohë dhe të shoqin.Një plakë mistrec Siqilian.Mistrec, po mistrec i keq dhe i pabesë.Jetonim në një kat në një pallat në qëndrën e qytetit i bërë që më 1850 . Stil tipik i asaj kohe me kollona të trasha 1 mt, të ftohta akull.Dritare të larta, muret po ashtu.Të merrej mëndja të shihje tavanin në formë harku. Shkallët e gurta që kur i laja të këputej mesi sepse të gjera e me kthesa .Pas ç’do 7 a 8 shkallëve kish sheshëpushim që nuk shërbente për shlodhje përgjatë ngjitjes së tyre, po lodhte më shumë . Ilda më bëri përshtypje që herën e parë kur më pa ti pastroja sepse më pagojë. Herët më pas më thoshte- ti jap fshehurazi nga im shoq sepse është i lig shumë.Hyrja e tyre e jashtme kish një portë të madhe të drunjtë .Imja ish ndryshuar nga të mëparshmit banorë.Në hyrjen e tyre kishte dhe një banesë më të vogël se e e Ildës që jetonin dy vëllezër Shqiptarë nga Velipoja. Të mrekullueshëm djem.Ashtu mbetën dhe sot që jan baballarë e bashkëshortë.Djem të rrallë.

Ata kishin pak kohë para nesh aty e i shihnim që shkonin mirë me Ildën po e po , po dhe me plakun mistrec.Na thanë që disa muaj më parë kur sapo kishin ardhur në atë banesë picirruke ky plaku i kish hequr dritat.Impianti elektrik nuk ish modern e të kujtonte menjëherë Odisen e dritave ne Shqiptarëve. Ata çuna nuk thoshin gjë po e rregullonin.Ky plaku mistrec i keq i provokonte me ç’ti vinte në mënd Një ditë e kish parë Ilda e i kish treguar djemve kush i bën këto, gjë që kuptohej sepse hynin në të njëjtën portë .Plaku m q se u zbulua se bëri më po sajojë diçka tjetër.Kish vajtur te komanda e Karabinierisë e ish ankuar për çunat .Sigurisht nënpunësi dhe kolegu i ndodhur në zyrë e kishin pyetur” Ç’farë të kan bërë? “

” Asgj” kish thën ai ” Si dua Albanezët” .

Pikë e zezë , kishin menduar me siguri ata , e ja kishin kthyer përgjigjen që nuk është ky motiv për denoncim.Djemtë prej Velipoje i ndihmonin në çdo rast që i shihnin të munduar

Pas kësaj plaku mistrec ” linte” kokën për çunat Albanez. Jetonim në qëndër të qytetit.Më qëndër nuk ka. Nën dritaret tona qe rruga kryesore.Në anën karshi një pallat si yni me dyqane dhe ai poshtë .Plaku mistrec aty pinte kafenë.Llafosej , bërtiste, shante e pinte një gotë verë si para drekës po ashtu dhe para darkës.Më thoshte Ilda : ” Gjithë jetës në këtë shtëpi nuk shkonë në këmbë te Bar/ i , po me makinë.Unë sigurisht habitesha ! I hypte makinës, bënte xhiron rreth semaforit e më e bukura zihej shpesh për parkimin e makinës se e donte para derës së Bar/ it. Ishte shumë mistrecë.

Dy fëmijë kishin.Djalin ja kisha parë nja dy herë.Të bijën kurrë.Nusja e të birit në atë kohë mbante një klub pothuajse nate sepse gjatë gjithë ditës ish mbyllur e shërbimi fillonte në orën 19 .Ndihmojë shumë një miken time që s’kish mbushur ende 20 vjeçe kur erdhi në emigracion.E morri në punë. Kjo nusja e znj Ilda ndërronte shpeshë aktivitetetin komercial.U divorcua me të shoqin po siç thot akoma Ilda jetojnë bashkë po veç e veç në një letër si themi kaq bukur ne Shqiptarët .Për arsyen e mos pagimit të lartë të taksave , më sqaronte Ilda . Thon që kushdo që ka punuar me të ka përfituar një profesion. Ish e rreptë po tepër e zonja .Sot nuk të lë atë përshtypje madje as atë të bishtëpërdredhurën që thon ka qën.Madje thon , që shumë e re bënte vidio pornografike të rregjistruara në ndonjë garazh me meshkuj të ndryshëm .D m th nga ajo që ja bënin me gisht.Atje po i rrihte asaj! Ajo dinte ti bënte “hysmet ” parasë. Ildës as i është ulur kurrë konsiderata për nusen. Ajo vjen ç’do ditë të takojë Ildën.Vjen vetëm.Ajo ikën , i biri vjen.Të birin pret Ilda, arrin ish nusja , sepse kan interesa të ndryshme për kalimin e kohës së lirë e nuk ju përputhen oraret . Kan një vilë tre katëshe.I luten prej vitesh të shkojë të jetojë te ata, po Ilda ka zgjedhur të jetojë me qera me të bijën që i është ndarë nga i shoqi.” Kjo është treguar budallaqe” , më ka thën shpeshë, që u nda.” Punë e madhe se e tradhëtonte, po ishte tip alegro dhe i muhabetit “.

Ilda është fantastike.Nuk është mistrece.

” E di pse nuk shkoj te im bir” më tha dhe se në njërin kat që i takon të birit të saj i cili i ka në dispozicion një guzhinë të vogël me dhomën e gjumit e banjon , në katin tjetër nusja jeton në hapësirën e vet .Ka po aty dhomat , banjon për prindërit e saj, e në katin përdhes nipi i Ildës me gruan e një vajzë të vogël.” Nuk shkojë se nuk ka ashensor brënda vilës” , më thot , ” e dhe po të dal më mërzisin në lulishte dy dhit që i mbajnë për të ngrënë barin dhe dy kuajt që shëtisin në lulishte.

” Ua” i thash unë” mjelin dhe dhit?”

” Joo , jan nga ato që nuk bëjnë qumësht.”

Ilda ! Sa e urtë ka qën përherë.

Më tha para disa ditëdh që i çova disa gështenja që i kisha mbledhur në pyll. Ishte vetëm e e mora në shëtitje m q se dhe unë kisha qenin dhe ajo e shkuam në Bar të pinim kafe .

” Sikur të shkruaja historinë e jetës sime Liljana do kisha marrë çmimin e parë atje ku ndahen ato”

Ma dhjeu dhe Ilda, mendova . Dhe kjo na doli letrare.

E shtojë” Gjithë jetën ma kan shfrytëzuar urtësinë dhe bujarinë, mirësinë dhe gadishmërinë për të ndihmuar këdo “.

” Sa isha e re fare, vjehrra sa s’më vrau , pse mbeta shtatëzënë pa u martuar “..

E po shyqyr mendova unë , paska pas më keq se Nurua ime që sa s’u sëmurë pse u martova ashtu dhe unë .

” Motra më trajtonte si skllave, të reja e bënim me rradhë që secila prej nesh të lante enët një javë po , një jo.Ajo dhe kur i takonte asaj më detyronte mua “

” Kush, ajo që ishte shërbëtoree devotshme e kishës ?” i thash.

” Po, ajo ..Ishte fallso , bënte punime me dorë për bamirësi e mua në shtëpi më torturonte. Nuk ish e gatshme t’i jepte ndihmë prindërve kur u plakën ” .

” Ai , im shoq më keq akoma. Të mendoshë që nuk rrinte pa dashnore e njërën e merrte në shtëpi dhe më thoshte që do flejë me ne në krevat , të flinim të tre” .

” Ilda, luaj vëndit” i thash, ” dhe këtë…”

” Po” më tha , ” po unë i thash asaj të më zhdukeshin të dy po deshën , po në shtëpinë time kurrën e kurrës” .

Mbeta pa frymë!

” Po një ditë” më tha” Ai më lidhi në krevat dhe thirri atë të bënin përpara meje turpet e tyre , bruto bastardo”.

Mbeta e mekur prej atij mistrecit plakë Siqilian që urrente Shqiptarët .

Mu kujtua Nurua ime kur thoshte ç’kish dëgjuar që e vogël nga më të mëdhenjtë dëshmitarë të luftës, që Italanët rrin pas fundeve të grave, ndërsa Gjermanët të vën flakën.

(faleminderit për durimin kush më lexojë.)

About Post Author