Liljana Shkodrani Baçi:Biri i lagjes


Se kisha parë kurrë e as e përfytyroja të zotin tim bir të ngiste dhe avionin .S’arrita ta pyesja si mundi sepse sipër kokave të gjithë ne banorëve të pallatit tonë si me shpejtësi shigjete drejt gjahut ish bërë pilot.Kish vën dhe skafandër.Më pyetën me syt e zgurdulluar Fatimja dhe Zyraja që është yt bir ai , apo na bëkan sytë .Unë s’ja kisha ngenë t’i përgjigjesha sepse im bir me avion ja futi fasadës së pallatit me parafabrikat aty dy pallate më tej tonit .

“O Zot” , bërtita, “o Zot djali”…kur s’kujtoj ato të njëqindat e sekondat o të mijtat , pash që doli një burrë i dobët me xhup blu nga kati i tetë .Zgjati dorën të ndalonte avionin.Në fakt ish vetëm një helikopter i vogël . Tim biri s’ju trëmb syri po i zgjati dorën dhe e tërhoqi sikur burri i botës të ish pupël.” Ç’budalla” , thash unë-” ç’i duhet që mori veten më qaf , se im bir u pa puna “.

Po pse rrinte urtë Fatimja !

Zyraja dhe Hanëmia më keq.

Këto lanete gra , pa gjak në zëmër nëne. Duan vetëm skena që t’i përflasin. Për jetët , për hallin e sidomos për përsenë e xhestit jo vetëm që nuk ndiejnë asgjë , po as nuk çuditen. Si flu, si rrufe iku ajo sekond e pash tim bir që u ngrit më lartë me helikopterin ,e e hodhi pingul atë burrin e botës përdhe.

” O Zot, ndal more bir, ndal , ç’të gjeti e zeza unë “.M’i iku mëndja djalit. Pu, pu , pu, pooo ja, biri i botës ra pingul në këmbë pa i ndodhur asgjë prej gjëje . Ju turrën njerëzit që dëgjuan zhurmën e helikopterit . E pyetën si ndihej. Ai nuk u tregua i njerëzishëm me ata. Unë nuk pata guximin t’i qasesha. E mëndja më rrinte te im bir ku vajti, si është, shpëtojë veten apo bëri ndonjë xhest të pabërë .Oooo mishtë m’u ngjethën.Më pushtojë ankthi ! Frymën e ndieja me pengesa.Nuk di në desha të rroja në atë çast për të merrja lajm për tim bir. Desha vetëm të ish mirë, të tjerat le të rrëshkasin në kohë si të vin. “Te fryma , hyn vetëm Perëndia “, thoshte ime ëmë, e unë atë desha- vetëm të më rronte djali.

Më trëmbi një zë -” E paske hakmarrës djalin moj shoqe ! “

As ktheva kokën për të dëgjuar frazat shabllone të njerëzisë. Halli më kish zënë mua dhe tim bir.

“Thuaji zonjë ” , jo shoqe se i duket sinonim i komunizmit kësaj – “Ja ç’bëjnë komunistët , marrin më qafë njerëzit kot më kot .”

Kur pash që askush nuk reagonte ” Alla Shqiptarçe” , pas asaj dërdëllitie, ktheva kokën me bindjen që e paskan me mua.

“Me mua e ke? ” i thash atij qyqarit që kish bërë xhiron në hapësirën mbi kokat tona..

” Moj’ po , me ty e te ty ,as hasmi mos më pruftë”

” Zotëri” i thash ” ndihem ligsht, për atë që bëri im bir, e të kërkoj njëqind herë falje, po nuk mund ta fsheh merakun prej nëne ” .

U hodhën telendaret si kaposhi në ag ,me në krye Fatimen dhe Zyranë :” Ju, ju komunistët jeni të tillë që të vrisni natën e të qani ditën”.Në fakt im ‘ bir e kish ngritur zgubthi në mes të ditës …po nejse.

” Po andej nga anët tona i thon një fjale moj shoqe…”

” zonjë” thuaji turi derres komuniste …

” që miku të ngreh në krahë plaçkat, familjarët trupin” …në fakt këtë e thon Amerikanët , mendova pupthi dhe unë , po Zyraja kish të bijën në Amerikë e s’kish muhabet tjetër vetëm ; Amerika kështu, Amerika ashtu…po nejse .

Mblodha gjithë qetësinë e dëshiruar , e , e pyeta zotërinë ç’kish ndodhur mes tij dhe tim biri.

E mori fjalën- ” Para tre ditësh unë isha me një grup shokësh te Bari në qëndër e kishim kthyer ca gota për qefin ton, kur pash dhe djalin tënd që ish ulur aty me dy persona e po flisnin me zë të javashëm.U mundova të kapia ndonjë fjalë po asgjë.Miku im përkrahë meje më tha që po flisnin anglisht . Yt bir moj zonjë më hidhte ndonjë vështrim me një fill buzëqeshje që mund ta merrje dhe si ironi dhe si mospërfillie. Unë mendova” kujt i shet pordhë ky , na flitka dhe anglisht.”

” Po ç’të keqe ma moree, ai punon me klientë të huaj dhe ja do puna të heq vallen si ata” i thash me zë të paktë se nuk duroheshin shikimet çpues të Fatimes dhe të tjerave.

” Shpeshëherë i sjellë për vizitë në qytetin ton sepse krenohet me historinë, artin e kulturën popullore tonën “

” E ç’na duhen ne imperialistët, ja prandaj e pështyva tët bir mu në sy të atyre që flisnin anglisht duke i thën ” Pse vesh xhup lëkure, e di që të denoncojë te shoqate për të drejtat e kafshëve”

” Paq ja bëre këlyshit të komunistes”, që morri hak duke të tërhequr me helikopter që për desh vdiqe, than si në kor dhe ato gra që deri në atë moment shkulnin faqet pa ditur për kë e përse.

Tashmë e mora vesh!

( fotografia bërë në ishullin “peshkatari” në Lago Maggiore – Stresa..10 Dhjetor)