Lin Kiku:Princi i Mirditës, Preng Bib Doda, në ballinën e një prej gazetave më të njohura të kohës në Europë, në vitin 1878!


Princi i Mirditës, Preng Bib Doda, në ballinën e një prej gazetave më të njohura të kohës në Europë, në vitin 1878!

Gazeta universale “Ilustrimi”, vëllimi 72, nr. 1847 (L-illustration, Paris – Francë) me dt 20 korrik 1878, në kopertinën e saj paraqet në krye të faqes, figurën e Princit të Mirditës, Preng Bib Dodën, në mes janë pamjet e 3 gjeneralëve të shquar të kohës:
Mikhail Skobelev (29 shtator 1843 – 7 korrik 1882) ishte një gjeneral rus i famshëm për pushtimin e Azisë Qëndrore dhe heroizmin gjatë Luftës Ruso-Turke të viteve 1877-1878.

Osman Nuri Pasha (1832-1900) Gjeneral i shquar Turk. Pseudonimi Marshall i Pallatit. Shërbimi / dega, Ushtria Osmane.
Marshall në terren
Luftrat / Lufta e Krimesë
Lufta ruso-turke (1877-1878).

Fyodor Fyodorovich Radetsky (Radetzky në gjermanisht) (1820-1890) . Gjeneral Rus, themeloi qytetin e Krasnovodskut (Türkmenbasy, Turkmenistan) në 1869. Ai komandonte forcat ruse në fazën e tretë (13-17 shtator 1877) dhe fazën e 4-të (5-9 janar 1878) të Betejës së Shipka Pass.
Në fund të kopertinës delegatët e Shkodrës në Lidhjen e Prizrenit.

L’Illustration ishte një gazetë javore franceze e botuar në Paris nga 1843 deri në 1944. Ajo u themelua nga Édouard Charton me numrin e parë të botuar më 4 mars 1843, u bë revista e parë e ilustruar në Francë, më pas, e para në botë, e shpërndarë në 150 vende.
(Paraqitja e figurës së Princit të Mirditës, Preng Bib Doda, në ballinën e kësaj gazete, lidhet drejtpërsëdrejti me veprimtarinë e tij, në Kongresin e Berlinit të atij viti, ku u njoh edhe Autonomia e Mirditës, dhe Princi pati një rol të madh në njohjen e kësaj Autonomie – shënimi im).
Lin Kiku 

About Post Author