Lin Kiku:Si e prezanton revista Hylli i Dritës, viti 1914, emërimin e Preng Bib Dodës, si Zëvendës Kryeministër i Qeverisë së atëhershme!


Lin Kiku:Si e prezanton revista Hylli i Dritës, viti 1914, emërimin e Preng Bib Dodës, si Zëvendës Kryeministër i Qeverisë së atëhershme!

…Mirditë.- Ekscelencja e Tij Smajl Qemajl Beu, Kryetari i Qeveriës s’Përtashme n’Vlonë, si përflitet nëpër fletore t’Shqypniës, ka zgjedhë për Nënkryetar – për Veqil t’vetin n’Qeverië t’përtashme, t’ Përkthilltin Z. Prenk Bibdodën. Duket se Smajl Qemajl Beu e ka themelue n’Shqypnië ket zyret t’re nderet; pse, tujë njoftë aj vlerën e randsiën, qi ka fjala e Prenk Bibdodës n’kto vise t’ona, zyrtarisht ka dashtë me e marrë pjestar me vedi n’Qeverië, për me mujtë me të bashkë me i shtrue edhe ma mirë zemrat e t’gjith Shqyptarve, qi me gzim e me urtië t’a presin t’ardhunt e Mretit t’Shqypniës ( t’ Guljelmit de Wied,) nën kunarë t’cillit vetëm komi i jonë mundet me u majtë Shtet m’vedi e me përparue. Prejë ksajë pikpamiet, pra, e për n’kioftë se i ka pëlqye, un me gjithë zemër po gzohem me t’ Përkthilltin Z. Prenk Bibdodën për ket kamë nderet qi Smajl Qemajl Beu e Qeveria e Përtashme e ka pa me udhë me ja dhanë.

( Prezantimi i mësipërm është bërë nga ish drejtori i atëhershëm i revistës, Gjergj Fishta – shënimi im.)

Hylli i Dritës, Kallnduer ( Janar) 1914

Lin Kiku

About Post Author