
LINA NIKOLAKOPOULOU
DHE PËRMES VRIMΑVE TË KOPSAVE
Ngadalë dashuria,
Shpon thellë si shpatë, sjell lëndim
Shpejt rrjedh, gufon brenda gjakut,
në puthje , në vështrim.
Sa vlen që kështjellës së pa shkelur
Njeriu mendjen ta kyçë dy herë
Me hapin e saj pupëlhedhur
Vjen dashuria e tij, afrohet si pranverë.
Sa vlen se një këmishë vesh
Që deri në qafë, deri në qafë kopsitet
Kur dashuria mes vrimave
të kopsave gjen shteg edhe ngulitet.
Shqipëroi: Lefter Shiko K/ 214tr.α.