Liqeni i luleve të vdekura-Ukshin Morina


Ne ishim ndryshe nga tani, të dashuruar me pasionin e një shpirti të lindur

për të vdekur diku mes tokës dhe qiellit, larg prej këtu dhe atje, ku ti

dhe lirinë duke më burgosur në kryqin e ftohtë të vetmisë dhe sa ndjeva

dhembje në udhën e gabuar të kthimit.

Kjo rrugë e pamundur për një lamtumirë, për një lotë të vjetër që mbushë sytë,

për një buzë që digjet si shkrumb, për një zë që humb në natë.

Ti je si një ëndërr që vdes nga zgjimi i një makthi të trembur dhe e kthen kohën

në një ritëm ngushëllimi.

S’besoj të njoh dhe pse në realitetin e thyer të kohës, ti vjen me zërin e ngjirur,

e pashpresë në mëngjesin e një ditë të ftohtë dimri dhe pret, si një pranverë e vonuar?

Sa keq të vritem pa armë, ndaj shko të lutem, mos prit,

një shpirt i vdekur s’ka shpresë për kthim, ndaj ik, përpara se drita e diellit

të thyhet në mbrëmje! Shko, rrugët janë të gjata dhe natën bën ftohtë!

Ti do të mbetesh një motiv i humbur i erës dhe i shiut dhe vazhdimi yt do të bëhet

hije që tretet dhe s’do dish’ kurr të vuash!

Ti që nga shumë larg dhe flet, shpirti im i ndrojtur dëgjon dhe vdes

nga pak në zemër, si liqeni i luleve të thara. Ti e dinë dhe lulet vdesin ashtu si dhe

shpirti im në këtë ishull vere, ku era e lehtë e dallgës sjell rënkimet e shpeshta

dhe përlotjen e syve tu të pafaj

Ti me fole për ditët pa rini e pa zjarr, unë të fola për ëndrrat dhe shpresat,

por dhe shpresat u ndrydhën, ëndrrat u prenë aty mes rrënojash, ku harrimi

shkrehet në vaj.

Kjo është dhembja që ngrita bashkë me gjithë hijet e mia të shtyra pas,

në një udhë që ndalet pranë një shtëpize të vogël, ku mund t’i rroj vitet e mbetura.