Liqeri hesht, gjithçka përreth
Trandafile Malshi




Ca çadra ndrijnë atje përfund
Dielli rreket atje mes resh
Valëz e shpejtë një varkë përkund.
Kur aty pranë fêrfëllon një mjelmë
Brigjeve të verdha ka rënë qetësi
Me krahë të nderë tej mbi liqen
Më rrëmben me zemër, në kaltërsi.
Kam ardh këtu tash të pushoj
Të të kem pranë në rrëzëllim
Liqer i bukur I Poradecit
Ti je një perlë, një mallëngjim.
Në gjunjë unë bie para teje
O i madhi, i dashuri Poradec
Këngët e tua i ndjej ndër valë
Hapat trokitës nëpër qytet.
Ja vjen një varkë edhe një tjetër
Varkëtarët rremat lëvizin shpejt
Pastaj në breg gëlon njerëzia
Trotuarët heshtin nëpër qytet.
Më nanurit, më merr në prehër
Kjo parajsë e vogël në kaltërsi
Kundroj me sy, gëzohem me zemër
Pranë liqerit, një mrekulli.