Liri Llazo, këngëtarja që e kthehu në himnin e qytetit, këngën “Lushnja e jonë”, kompozuar nga Fotaq Filipeu-Nga Maksim Kulla


LIRI GORI LLAZO….. Lindi në qytetin e Lushnjës më 20 qershor 1943, pas 5 motrave në një familje tregtare. Prindërit do t’u krijonin një atmosferë gjallëruese dhe duke kënduar bashkërisht krijonin një ansambël brenda shtëpisë. Liria dallohet qysh në fëmijëri si një nxënëse e mirë dhe ra në sy të mësueseve të shkollës së saj të fillores dhe nën shoqërimin e mësuesit të saj Luigj Koci i cili luante në instrumentin e pianos do të ushtronte këngën dhe do të hidhte hapat e para si interpretuese e këngëve. E kështu në të gjithë hapësirën e kryerjes së shkollës 7-vjecare do të merrte pjesë në veprimtaritë koncertale të organizuara në qytet. Më pas do të shkonte në Tiranë në shkollën e mesme ekonomike, por pas vitit të parë e braktis këtë shkollë, pasi dëshironte që të vazhdonte liceun artistik, gjë e cila nuk u realizua. Më pas vazhdoi gjimnazin, ku aty krahas mësimeve do të ishte model i një talenti sidomos në gjininë e këngës, ku ajo do të aktivizohej jo vetëm në shkollë, por edhe në grupet amatore të Shtëpisë së Kulturës të Rrethit. Tashmë, ajo kishte zënë vend si një këngëtare që do të bënte karrierë. Talenti i saj u përforcua nga profesori i fizikës, i cili ishte edhe fisarmoniçist që drejtonte orkestrën e estradës amatore e më pas atë profesioniste. Ai pasi dëgjon të këndohet një duet nga Liri Llazo dhe Dolorez Spahiu, menjëherë duke gjetur përkrahjen e këngëtares amatore të këngës popullore Flora Mebelli, do të merrnin hovacione nga publiku për mënyrën e interpretimit të këngëve të muzikës së lehtë, ku shumë nga këto krijime do të ishin të kompozuara nga Niko Deda. Ajo ndiqte me interes të gjitha shfaqjet e gupeve amatore të teatrit, pasi aty ajo kishte edhe dy motrat e saj Evrinomi dhe Leonora, të cilat luanin në shfaqjet teatrale dhe kishin shoqëri dhe miqësi edhe me bashkëqytetaren e e tyre Margarita Prifti-Xhepa. Pas mbarimit të gjimnazit Liria do të fillonte punë si këngëtare në estradën profesioniste në prill të vitit 1962. Në kujtimet e saj Liri Llazo do të shkruante për suksesin e trupës së estradës profesioniste në shfaqjet brenda dhe jashtë Lushnjës, ku ajo do të këndonte deri në 7 këngë pas kthimeve që i bënin spektatorët me interpretimet fantastike të këngëve të muzikës së lehtë. Në këtë kohë në repertorin e këngëve krahas krijimeve të kompozitorëve vendas zinin vend edhe mjaft këngë ruse, spanjolle, meksikane etj, këngë të cilat më parë i kishte kënduar edhe këngëtarja Vaçe Zela, e cila sapo ishte larguar për në Tiranë. Shfaqjet e estradës së Lushnjës në turnetë në Jug e në Veri të Shqipërisë sidomos në qytetet Shkodër, Korçë, Durrës e Tiranë, do të priteshin me mjaft sukses për performancën e bukur të 5 vajzave të trupës së estradës. Liria ishte një talent që zëvendësoi këngëtaren Vace Zela dhe është këngëtarja që këndoi për herë të parë me sukses këngën “Lushnja e Jonë” e cilësuar si këngë himn, kompozuar nga Fotaq Filipeu dhe këngët “Folmë me këngë” që do të kishte arritur në nivele të larta. Për arsye personale në vitin 1964, do të largohej nga estrada profesioniste dhe pas një kursi për laborante kimie do të vazhdonte punën në institucionet e shëndetësisë në qytetin e Lushnjës. Edhe sot kur e dëgjon Lirin të këndoj, të mahnit me zërin e saj brilant dhe mjaft melodioz, që tregon edhe njëherë për një talent që ndoshta fati nuk ishte me të. Sot jeton në Romë-Itali me mallin dhe nostalgjinë për Lushnjën qytetin e zemrës, fëmijërisë dhe rinisë së saj të hershme e të suksesëshme në skenën e Estradës Profesioniste.LIRI GORI LLAZO….. Lindi në qytetin e Lushnjës më 20 qershor 1943, pas 5 motrave në një familje tregtare. Prindërit do t’u krijonin një atmosferë gjallëruese dhe duke kënduar bashkërisht krijonin një ansambël brenda shtëpisë. Liria dallohet qysh në fëmijëri si një nxënëse e mirë dhe ra në sy të mësueseve të shkollës së saj të fillores dhe nën shoqërimin e mësuesit të saj Luigj Koci i cili luante në instrumentin e pianos do të ushtronte këngën dhe do të hidhte hapat e para si interpretuese e këngëve. E kështu në të gjithë hapësirën e kryerjes së shkollës 7-vjecare do të merrte pjesë në veprimtaritë koncertale të organizuara në qytet. Më pas do të shkonte në Tiranë në shkollën e mesme ekonomike, por pas vitit të parë e braktis këtë shkollë, pasi dëshironte që të vazhdonte liceun artistik, gjë e cila nuk u realizua. Më pas vazhdoi gjimnazin, ku aty krahas mësimeve do të ishte model i një talenti sidomos në gjininë e këngës, ku ajo do të aktivizohej jo vetëm në shkollë, por edhe në grupet amatore të Shtëpisë së Kulturës të Rrethit. Tashmë, ajo kishte zënë vend si një këngëtare që do të bënte karrierë. Talenti i saj u përforcua nga profesori i fizikës, i cili ishte edhe fisarmoniçist që drejtonte orkestrën e estradës amatore e më pas atë profesioniste. Ai pasi dëgjon të këndohet një duet nga Liri Llazo dhe Dolorez Spahiu, menjëherë duke gjetur përkrahjen e këngëtares amatore të këngës popullore Flora Mebelli, do të merrnin hovacione nga publiku për mënyrën e interpretimit të këngëve të muzikës së lehtë, ku shumë nga këto krijime do të ishin të kompozuara nga Niko Deda. Ajo ndiqte me interes të gjitha shfaqjet e gupeve amatore të teatrit, pasi aty ajo kishte edhe dy motrat e saj Evrinomi dhe Leonora, të cilat luanin në shfaqjet teatrale dhe kishin shoqëri dhe miqësi edhe me bashkëqytetaren e e tyre Margarita Prifti-Xhepa. Pas mbarimit të gjimnazit Liria do të fillonte punë si këngëtare në estradën profesioniste në prill të vitit 1962. Në kujtimet e saj Liri Llazo do të shkruante për suksesin e trupës së estradës profesioniste në shfaqjet brenda dhe jashtë Lushnjës, ku ajo do të këndonte deri në 7 këngë pas kthimeve që i bënin spektatorët me interpretimet fantastike të këngëve të muzikës së lehtë. Në këtë kohë në repertorin e këngëve krahas krijimeve të kompozitorëve vendas zinin vend edhe mjaft këngë ruse, spanjolle, meksikane etj, këngë të cilat më parë i kishte kënduar edhe këngëtarja Vaçe Zela, e cila sapo ishte larguar për në Tiranë. Shfaqjet e estradës së Lushnjës në turnetë në Jug e në Veri të Shqipërisë sidomos në qytetet Shkodër, Korçë, Durrës e Tiranë, do të priteshin me mjaft sukses për performancën e bukur të 5 vajzave të trupës së estradës. Liria ishte një talent që zëvendësoi këngëtaren Vace Zela dhe është këngëtarja që këndoi për herë të parë me sukses këngën “Lushnja e Jonë” e cilësuar si këngë himn, kompozuar nga Fotaq Filipeu dhe këngët “Folmë me këngë” që do të kishte arritur në nivele të larta. Për arsye personale në vitin 1964, do të largohej nga estrada profesioniste dhe pas një kursi për laborante kimie do të vazhdonte punën në institucionet e shëndetësisë në qytetin e Lushnjës. Edhe sot kur e dëgjon Lirin të këndoj, të mahnit me zërin e saj brilant dhe mjaft melodioz, që tregon edhe njëherë për një talent që ndoshta fati nuk ishte me të. Sot jeton në Romë-Itali me mallin dhe nostalgjinë për Lushnjën qytetin e zemrës, fëmijërisë dhe rinisë së saj të hershme e të suksesëshme në skenën e Estradës Profesioniste.